LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Shëndetësisë hap tender prej 1.9 milion eurosh për pajisje mjekësorë për klinikat e QKUK-së

Ministria e Shëndetësisë hap tender prej 1.9 milion eurosh për pajisje mjekësorë për klinikat e QKUK-së

Me qëllim të avancimit të shërbimeve shëndetësore, Ministria e Shëndetësisë njofton se ka hapur tenderin për furnizim me pajisje mjekësore për klinikat e QKUK-së.

Vlera e projektit është 1 milion e 920 mijë euro, ndërsa janë planifikuar investime në Klinikën Obstetrike Gjinekologjie, ku parashihet furnizimin me pajisje mjekësore për Fetilizim të Asistuar Mjekësor (FAM), si dhe furnizimin me instrumente dhe inventar medicinal për sallën e IVF.

MSh thotë se me pajisje mjekësore do të furnizohen edhe Klinika e Gastroenterelogjisë me Hapatologji, Klinika e Urologjisë dhe Klinika e Kardiologjisë sipas planifikimeve të SHSKUK- së.


“Një transformim rrënjësor është paraparë edhe për Klinikën e Oftalmologjisë, në disa etapa të cilat përfshijnë furnizimet me pajisje mjekësorë dhe pajisjen e kësaj klinike me instrumente kirurgjike oftalmologjike. Kjo do të mundësojë zgjerimin e gamës së procedurave diagnostike duke ndikuar drejtpërdrejtë në zvogëlimin e listave të pritjes për shërbime, si dhe duke avancuar edhe më tuje standardin e cilësisë së shërbimeve në këtë klinikë”, thuhet në njoftim.

Sipas MSh-së, zotimet e Qeverisë së Kosovës për shëndetësinë publike po realizohen siç janë planifikuar me buxhetin e vitit 2023.

“Ky është buxheti më i madh i bërë ndonjëherë për sektorin e shëndetësisë në vendin tonë”, thuhet në fund.

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori