Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe UN-Habitat kanë nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi për realizimin e "Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës", financuar nga financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunimi dhe Zhvillim (SIDA).

Në ceremoninë e nënshkrimit, ministrja Reshitaj falënderoi UN-Habitat--in për përkrahjen e vazhdueshme që po i jep Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në fushën e planifikimit hapësinor, me theks të veçantë në hartimin e hartave zonale të komunave të Kosovës.


“Përmes këtij memorandumi UN-Habitati do të ndihmojë në ngritjen e kapaciteteve të ministrisë dhe komunave në fushën e planifikimit hapësinor dhe urban, hartimin e dokumenteve strategjike”, deklaroi ministrja Albena Reshitaj, në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes.

Nga ana tjetër përfaqësuesja e UN-Habitatit në Kosovë, Gwendoline Mennetrier përshëndeti këtë mundësi për thellimin e bashkëpunimit me ministrinë, sidomos në mbështetje të komunave të veriut dhe qytetarëve.

Programi është në partneritet me MMPH-në dhe MAPL-në dhe ofrojnë udhëzime për komunat në vendosjen e strukturave të planifikimit dhe zhvillimin e produkteve dhe proceseve të planifikimit, forcimin e angazhimit demokratik të qytetarëve në vendimmarrje dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarë nëpërmjet bashkëpunimit ndër-komunal. /Telegrafi/