LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Mjedisit dhe GIZ nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për menaxhimin e ndryshimeve klimatike

Ministria e Mjedisit dhe GIZ nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për menaxhimin e ndryshimeve klimatike

Me qëllim të realizimit të projektit rajonal “Përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike, përmes menaxhimit ndërkufitar të rrezikut nga përmbytja në Ballkanin Perëndimor”, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka nënshkruar memorandum me organizatën GIZ , vlera e të cilës është 3 milionë euro.

Ministri Fatmir Matoshi tha se përmes këtij memorandumi Kosova shënon rezultate pozitive në fushën e ndryshimeve klimatike dhe mbrojtje nga përmbysjet.

Sipas tij, qëllimi i këtij projekti është përforcimi i menaxhimit ndërkufitar për përmbytjet në lidhje me ndryshimet klimatike në Ballkanin Perëndimor.


“Me këtë rast dua të falënderoj GIZ-in për ofrimin e gjashtë stacioneve hidrologjike dhe meteorologjike në basenin e Drinit, instalimin e bazës sw tw dhwnave klimatologjike, hidrologjik dhe meteorologjik, dhe trajtimin për përdorimin dhe mirëmbajtjen e bazës së të dhënave, krimin e një modeli hidrologjik për parashikimin e përmbytjeve në basenin e Drinit”, ka thënë Matoshi.

Anja Becky, sekretare e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, u shpreh e lumtur për angazhimin e institucioneve në drejtim të përgatitjes për të menaxhuar ndryshimet klimatike.

“Ne kemi punuar në këtë projekt për rreth 6 vjet kohë. Jemi shumë të kënaqur të vazhdojnë të punojmë, pasi që ndryshimet klimatike po ndodhin. Ekstremet e natyrës në përmbytje në thatësia ka kohë që ndodhin në rajon. Ne na duhet të përgatisim vetën shumë mirë që t’i menaxhojmë siç duhet këto emergjenca. Duke i monitoruar dhe duke i parashikuar këto ndodhi natyrore”, u shpreh Becky. /KP/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Ekonomi
Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Ekonomi
Kalo në kategori