Realizimi i buxhetit në Ministrinë e Mbrojtjes deri më 31 maj në një pjesë të shpenzimeve është më i lartë se 42% të pritura dhe vë në pikëpyetje punën e mëtejme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informuan përfaqësues të lartë të Ministrisë në brifingun e sotëm, nuk do të lejohet që të punësuarit në mbrojtje të mbeten pa të drejtat e tyre të përcaktuara me ligjin për kompensim.


Ata thanë se shfrytëzimi në pjesët e shpenzimeve të rrugës dhe ato ditore është 60%. Në pjesën e subvencioneve dhe transfereve rreth 71%, ndërsa në pjesën e furnizimeve të mobilieve 73%.

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2017 është rreth 100 milionë euro, ndërsa qëllimi do të jetë mjetet për Armatën në periudhën e ardhshme të rriten. Në pjesën e modernizimit do të insistohet për përgatitjen e një plani konkret dhe realizimin e nevojave prioritare, me çrast do të kërkohet edhe këshillë nga NATO./Telegrafi/