LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Kulturës shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Ismet Bogujevcit

Ministria e Kulturës shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Ismet Bogujevcit

Sot (e enjte) është ndarë nga jeta ikona e muzikës popullore, Ismet Bogujevci.

Kjo u njoftua nga djali i tij duke konfirmuar lajmin në një postim të publikuar në rrjete sociale.

Ministria e Kulturës, Rinis dhe SPortit përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të të ndjerit, që i kontribuoi shumë folklorit shqiptar.


Ky është postimi i plotë nga MKRS:

Ndërroi jetë Ismet Bogujevci, personaliteti i shquar i këngës popullore dhe i gjithë folklorit tonë kombëtar.
Ministri Hajrulla Çeku në emër të të gjithë Ministrisë ngushëllon thellësisht familjen e të ndjerit. Një figurë e veçantë që e promovoi kulturën tonë në shumë forma duke ngritur dhe jetësuar vlerat tona kombëtare për dekada të tëra.
Ai ishte një prej personaliteteve të shquara që kontribuoi në institucionet tona të kulturës së fundmi edhe si anëtar i Këshillit Drejtues të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve ‘Shota’. Kontributi i tij në muzikën popullore, duke filluar nga kënga ikonike ‘Martesa jonë’ deri te interpretimi i këngëve popullore të trevave shqiptare, ka qenë i jashtëzakonshëm në ruajtjen e ngjyrës origjinale të këngës shqipe.
Aktiviteti i tij artistik, ka nisur rrugëtimin me shoqërinë kulturo-artistike ‘Josip Rela’ në Podujevë. Ishte viti 1972 kur ai hyri furishëm si këngëtar por dhe si aktor meqë shoqëria ‘Josip Rela’ kishte shtrirje në dy fusha permanente – muzikë dhe aktivitete teatrore – dramatike. “Halili dhe Hajria” në rolin e Qatipit, është kjo dramë e njohur, në të cilën Bogujevci u shfaq për herë të parë në skenën e Teatrit të Podujevës.
Bogujevci ka vazhduar aktivitetin e tij artistik në shoqërinë ‘Ramiz Sadiku’ ndër vite në Prishtinë dhe rajonin ballkanik. Nga viti 2000, ai punoi si solist këngëtar në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve ‘Shota’ ndërsa, nga viti 2012 – 2013 ishte UD Drejtor i Ansamblit, periudhë përgjatë së cilës ansambli ka fituar disa çmime ndërkombëtare në festivale prestigjioze nëpër botë, përfshirë në Turqi, Itali dhe Bullgari. Si solist muzikor, Ismet Bogujevci ka fituar një mori çmimesh përfshirë çmimim ‘Mikrofoni i Artë’.
Disa prej këngëve që u bënë himn për skenën muzikore janë:
– “Kur ta fala një tufë gërshetë” e interpretuar në duet me Nexhmije Pagarushën, këngë që ishte shpërblyer me vendin e parë dhe që ka mbetur e përhershme për veshët muzikor.
– “Martesa jonë” është kënga e cila u bë vjershërim dhe adresë për të rinjët e martuar dhe të pa martuar.
– “O moj bukuroshe”
– “Ke selvite e namazgjasë”
– “Tefik Canga”
– “Bajram Curr o Bajram Curr” dhe shumë të tjera.
Kosova do ta kujtoj Ismet Bogujevcin për veprimtarinë e tij të lartë muzikore dhe do të përkujdeset për ruajtjen e trashëgimisë së tij artistike që e ka lënë si thesar për kombin tonë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Magazina
Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Magazina
Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Kalo në kategori