LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Infrastrukturës 120 mijë euro investime në Komunën e Parteshit

Ministria e Infrastrukturës 120 mijë euro investime në Komunën e Parteshit

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë vizitoi Komunën e Parteshit, ku u taku me kryetarin e kësaj Komune, Dragan Nikoliq.

Me atë rast u nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Parteshit për një investim në vlerë prej 120,000.00 euro.

Ministri Zharku shprehu përkrahjen e tij për Komunën e Parteshit duke theksuar:


“Unë jam këtu në vizitë që të nënshkruajmë një memorandum bashkëpunimi për investime në infrastrukturën rrugore. Siҫ e dini, shuma me rishikimin e buxhetit, nga 100,000.00 euro është rritur në 120,000.00 euro. Ne besojmë që këto mjete do të shfrytëzohen në mënyrën sa më të mirë dhe sa më të efektshme për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe natyrisht për lidhjen e fshatrave jo vetëm të komunave Pasjan dhe Partesh por edhe me fshatrat e tjera të komunës së Gjilanit”.

Me këtë rast, kryetari i Parteshit, Dragan Nikolic falënderoi ministrin Zharku për vizitën e bërë dhe përkrahjen e dhënë.

“Fillimisht e falënderoj ministrin për vizitën e sotme, mirëkuptimin dhe për qëllimin e mirë për të na ndihmuar. Ne nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit në vlerë 120,000.00 euro për investimin e ndërtimit të rrugëve në Partesh. Ne do t’i shfrytëzojmë këto mjete në investimin e projekteve të domosdoshme me përgjegjësi të lartë”, theksoi kryetari I komunës së Parteshit,Dragan Nikoliq./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Ekonomi
Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë

Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë

Kalo në kategori