LAJMI I FUNDIT:

​Ministria e Financave e Telekomi nënshkruajnë marrëveshje për kredi investive

​Ministria e Financave e Telekomi nënshkruajnë marrëveshje për kredi investive

Në kuadër të kredisë së aprovuar ditë më parë nga Qeveria e Kosovës, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe kryeshefja e Telekomit Burbuqe Hana sot kanë nënshkruar marrëveshjen për transhin e parë të kredisë investive në vlerë 5 milionë euro, që parasheh mbulimin e fazës së parë të investimeve të planifikuara në infrastrukturën telekomunikuese.

Kjo marrëveshje mundëson që Telekomit t’i rikthehen investimet substanciale në sistem dhe rrjet, dhe varësisht nga zbatimi i marrëveshjes, Qeveria e Kosovës mund t’i vë në dispozicion Telekomit edhe 15 milionë euro të tjera në vitin 2023, për të vazhduar me planin investiv që parashihet të jetë 20 milionë euro në tërësi.

Kjo është kredia e dytë që i ofrohet Telekomit të Kosovës, pas kredisë së dhënë në pjesë e parë të vitit 2022 për zbatimin e ristrukturimit dhe uljen e shpenzimeve operative.


Implementimi i suksesshëm i ristrukturimit ka mundësuar edhe ofrimin e kredisë investive të nënshkruar sot, gjë që do të rezultojë me fillimin e investimeve në teknologji e në rritje të cilësisë së shërbimeve, duke rikthyer ndërmarrjen gradualisht drejt qëndrueshmërisë dhe profitabilitetit, thuhet në komunikatë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Botë
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Përfaqësuesit e bizneseve vendore dhe nga diaspora mblidhen në ICK për takimin informues të

Përfaqësuesit e bizneseve vendore dhe nga diaspora mblidhen në ICK për takimin informues të "Diaspora Economic Forum"

Ekonomi
Kalo në kategori