Ministria e financave e Maqedonisë i kundërpërgjigjet ASHMAA-së

Ministria e financave (MF) ka reaguar ndaj kërkesës së Agjencisë për shërbime mediale audio dhe audiovizuele (ASHMAA) për lëshim të financave në xhirollogari të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, letra e ASHMAA-së është një plasim informacionesh, pa përmbajtje dhe me qëllim të krijimit të kuptimit të gabueshëm, kinse dikush bën pengesa në punën e tyre.
MF-ja deklaron se Agjencia në fjalë është mjaft mirë e njohur me procedurat për pagesën e mjeteve financiare, gjatë kohës së procesit zgjedhor, ku fillimisht, qeveria duhet të sjellë vendim, procedurë që është në zhvillim e sipër, e më pastaj lëshohen mjetet nga MF-ja./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































