Ministria e Drejtësisë, përmes një komunikate ka sqaruar se, është thellësisht e përkushtuar të hartoj Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale sipas modeleve të avancuara të vendeve të Bashkimit Evropian.
Me qellim të avancimit të legjislacionit të fushës penale (Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale), Ministria e Drejtësisë është në proces të rishikimit të këtij legjislacioni.
Përmes këtij procesi, para së gjithash synojmë: avancimin e mëtejshëm të legjislacionit të kësaj fushe përgjithësisht me fokus rishikimi i dispozitave që i referohem forcimit të sistemit kushtetues të Republikës së Kosovës, si dhe forcimit të luftës kundër terrorizmit, korrupsionit dhe krimit të organizuar; adresimin e sfidave apo vështirësie që kane hasur organet e zbatimit të legjislacionit penal, si dhe adresimin i të gjeturave nga raportit për vendin i Komisionit Evropian, thuhet në kumtesë, transmeton Telegrafi.
Pas pranimit të komenteve dhe propozimeve, si dhe themelimit të grupit punës në lidhje me këtë çështje, Ministria e Drejtësisë ka hartuar draftin fillestar të Projektligjit për ndryshim plotësimin e Kodit Penal.
Me rastin e hartimit të këtij drafti Ministria e Drejtësisë ka marrë për bazë propozimet e akterëve të përfshirë në këtë proces si dhe praktikat e mira të vendeve të Bashkimit Evropian në përgjithësi e shtetit të Gjermanisë në veçanti.
Disa nga nenet e propozuara për diskutim nga ana e anëtarëve të grupit punues, e që kanë të bëjnë me forcimit e sistemit kushtetues të Republikës së Kosovës, janë marr model nga Kodi Penal i Gjermanisë, i cili është në pajtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe si të tilla janë objekt shqyrtimi nga ana e grupit punues dhe nuk janë propozim i asnjë institucioni, e për të cilat grupi punues i themeluar për këtë çështje do të jetë kompetent t’i trajtoj dhe të rekomandoj se si të procedohet tutje me këtë çështje.
Aktualisht, drafti u është dërguar për komente anëtarëve të grupit punues, përfaqësuesve të shoqërisë civile, si dhe partnerëve tanë ndërkombëtar.
Ministria e Drejtësisë, aktualisht është në fazën e pranimit të komenteve dhe propozimeve shtesë nga ana e anëtarëve të grupit punues.
Ministria e Drejtësisë është thellësisht e përkushtuar që procesi i rishikimit të drejtësisë penale do të jetë gjithëpërfshirës dhe shumë transparent, me qellim të avancimit të mëtutjeshëm të legjislacionit aktual, në menynë që organeve të cilat merren me zbatimin e ligjit t’u mundësohet infrastrukturë adekuate ligjore, që puna e tyre të jetë sa me efikase dhe efektive, në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative.
Ministria e Drejtësisë fton të gjitha palët dhe mediat të përmbahen nga paragjykimet dhe të kuptojnë së çështjet e propozuara aktualisht janë në nivel diskutimesh dhe janë vetëm propozim për të cilat do të vendosë grupi punues, përfundon kumtesa e Ministrisë së Drejtësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët