Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me zv.sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari, pritën në takim Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.
Gjatë takimit u diskutua çështja e sigurimit të mjeteve buxhetore me qëllim të shtimit të numrit të prokurorëve, bashkëpunëtorëve profesional dhe stafit tjetër mbështetës në kuadër të Departamentit për Krime të Luftës në Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
“Me këtë rast Ministrja Haxhiu e njoftoi Kryesuesin Maloku dhe Kryeprokurorin Isufaj se Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur të bëhet rishikimi i buxhetit për vitin 2021. Në këtë drejtim, bazuar në programin qeverisës dhe prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, jemi të përkushtuar që organeve të zbatimit të Ligjit të iu krijojmë kushte për punë sa më efikase me qëllim të kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore”, thuhet në njoftimin për media.
Haxhiu theksoi se, Ministria e Drejtësisë është e gatshme që përmes rishikimit të ligjit të buxhetit të ndajë mjete nga buxheti i Ministrisë së Drejtësisë të cilët do të mundësojnë rekrutimin e 4 prokurorëve të rinj, 6 bashkëpunëtorëve profesional dhe 2 staf tjetër mbështetës përkatësisht përkthyes në Departamentin e Krimeve të Luftës, në kuadër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Tutje, ministrja theksoi se është nevojë dhe domosdoshmëri shtimi i kapaciteteve në këtë departament për faktin se tashme shumë shpejtë do të miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore përmes të cilave eliminohen pengesat dhe rrjedhimisht mundësohet hetimi por edhe gjykimi në mungesë i kriminelëve të cilët kanë kryer krime lufte.
“Me këtë rast Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Maloku dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Isufaj, e falënderuan Ministren Haxhiu për gatishmërinë e sigurimit të mjeteve buxhetore nga buxheti i Ministrisë së Drejtësisë, dhe shprehën përkushtim për bashkëpunim me Mistrinë e Drejtësisë me qëllim të adresimit të sfidave me të cilat haset sistemi i drejtësisë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri