Ministria e Drejtësisë mbron Këshillin Gjyqësor, pas paralajmërimeve për shpërbërje nga OBRM-PDUKM-ja

Ministria e Drejtësisë ka publikuar informacione, pas paralajmërimeve të OBRM-PDUKM-së se dëshiron të shpërndajë Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publik. Nga Ministria e Drejtësisë thonë se në zbatimin e deritanishëm të Ligjit për Këshillin Gjyqësor janë gjetur disa mangësi, për tejkalimin e të cilave siç thonë, janë bërë propozime konkrete nga Misioni Vlerësues i Bashkimit Evropian.
Nga Ministria gjithashtu thonë se ministri formoi Grup punues për hartimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut në përputhje me rekomandimet e Misionit Vlerësues të Bashkimit Evropian. Grupi punues ka mbajtur 23 takime ku janë adresuar rekomandimet përkatëse nga Misioni Vlerësues.
“Sipas Strategjisë Zhvillimore Sektoriale për Gjyqësorin, është paraparë revidimi i dispozitave të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut që i referohen përgjegjësisë individuale disiplinore të anëtarëve të Këshillit me fokus të veçantë në definimin e arsyeve për të cilat mund të iniciohet procedura, organi/trupat që do të veprojnë dhe të drejtën në ankesë”.
“Gjithashtu, në Strategji është paraparë të veprohet në përputhje me rekomandimet e raportit të Misionit Vlerësues të Këshillit Gjyqësor. Qëllimi i ndryshimeve ligjore është forcimi i pavarësisë së gjyqësorit, si dhe profesionalizmit dhe përgjegjësisë së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor”.
“Risitë më të rëndësishme të propozuara në Propozimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e të cilat bazohen në udhëzimet e Misionit Vlerësues të BE-së, janë:
1. Në shpalljen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit, propozimet e tyre për anëtar të japin:
-Konferenca ndëruniversitare, me kandidatë nga radhët e profesorëve ordinerë të drejtësisë me së paku 20 vjet përvojë mësimdhënieje nga tre universitetet e para të renditura më të mira në vend;
– Oda e Avokatëve e Republikës së Maqedonisë së Veriut me kandidatë nga radhët e avokatëve me së paku 20 vjet përvojë avokatie.
2. Rritja e përvojës gjyqësore nga gjashtë në 15 vjet si kusht për anëtarët e Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve.
3. Rritja e përvojës së punës nga 15 në 20 vjet si kusht për anëtarët e Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
4. Rregullimi i mënyrës së zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke ndjekur përvojën krahasuese për zgjedhjen e anëtarëve në KSHPK-së në pajtim me Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit.
5. Vendosja e cenzusit zgjedhor për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve edhe atë për të suksesshme të konsiderohen zgjedhjet në të cilat kanë dalë më shumë se gjysma e votuesve të regjistruar për atë njësi zgjedhore.
6. Vendosja e rregullës sipas së cilës për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit nga radhët e gjyqtarëve, kandidati duhet të marrë më shumë vota se gjysma e votuesve”, thonë nga Ministria e Drejtësisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

"Është koha që KEDS dhe Qeveria të japin llogari", Sejdiu ngre dyshime për transparencën e KEDS-it

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?