Ministria e Drejtësisë-Maqedoni: Nuk ka amnisti për krimet e rënda
![Ministria e Drejtësisë-Maqedoni: Nuk ka amnisti për krimet e rënda](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/10/Ministria-e-Drejtesise-me-llogo-780x439.jpg)
Teksti i ligjit, i cili u miratua në seancën e kaluar qeveritare, është harmonizuar dhe është dhënë për mendim, me çka Qeveria në seancën e sotme dha dritë jeshile dhe do të dorëzohet në Kuvend, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.
“Me këtë ligj rregullohet lirimi nga dënimi me burg i personave të dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm në dënim me burg për vepra penale të parashikuara me Kodin Penal ose me ligje të tjera, të cilat në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji kanë filluar ose nuk kanë filluar me vuajtjen e dënimit në INK në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe personat e dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm në dënim me burg për vepra penale të parashikuara me kode penale të një shteti të huaj, përderisa kryerësi është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe dënimin e vuan në RMV mbi bazë të ekzekutimit të aktgjykimit penal të gjykatës së huaj ose ndërkombëtare, dhe i njëjti është i njohur me aktgjykim të gjykatës kompetente në RMV, në përputhje me marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuar në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Qëllimi është që të mundësohet risocializimi i kryerësve të veprave penale dhe lehtësimi i institucioneve ndëshkuese korrektuese, duke pasur parasysh faktin se situata atje gjatë periudhës së kaluar është alarmante, e kjo ishte potencuar në raportet e shumta ndërkombëtare, si dhe nga Komiteti kundër torturës në kuadër të Këshillit të Evropës”, thuhet në njoftimin e MD-së.
Me ligjin propozohet, theksojnë nga atje, personat të cilët janë dënuar me dënim burg deri në gjashtë muaj, tërësisht të lirohen nga vuajtra e dënimit. Të dënuarit, të cilët janë dënuar me dënim burg mbi gjashtë muaj, lirohen nga vuajtja e 30% të dënimit total të shqiptuar me aktgjykim të formës së prerë.
“Amnistimi nuk vlen për personat të cilët janë të dënuar me burgim të përjetshëm, për vepër penale vrasje, për vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimit, kundër lirisë gjinore dhe moralit gjinor, kundër shtetit, kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare, për vepra penale “Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve” nga neni 353, “Punë të papërgjegjshme në shërbim” nga neni 353-c, të gjithë nga Kodi Penal, për krime kundër rendit publik nga nenet 394 deri në 394-d të Kodit Penal, si dhe për krimet e kryera gjatë ushtrimit të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.
Amnistia nuk ka të bëjë me veprat penale “Grabitja” nga neni 237 paragrafi 5 dhe “Vjedhja grabitqare” nga neni 238 paragrafi 5 i Kodit Penal, për veprat penale “Mashtrim në dëm të fondeve të Bashkimit Evropian” nga neni 249-a”, “Pastrimi i parave dhe të ardhurave të tjera nga vepra penale” nga neni 273, “Keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353, “Të punuarit e pandërgjegjshëm në shërbim” nga neni 353-v, “Marrja e ryshfetit” nga neni 357, “Dhënia e ryshfetit” nga neni 358, “Dhënia e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm” nga neni 358-a dhe për “Marrja e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm” nga neni 359, të gjitha nga Kodi Penal”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-voton-780x439.jpg)
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
![KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/votimi-diaspora-e1739044983494-780x439.jpg)
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi