Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR), sot ka hapur periudhën për aplikim për disa masa mbështetëse në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2018, ku kjo përkrahje përmes granteve investive do të jetë për fermerët në gjithë territorin e Kosovës.
Thirrjet për aplikim janë hapur për masën 101, përmes së cilës përkrahen investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore në disa sektor të bujqësisë, masën 103 përmes së cilës përkrahen investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore, për masën 302, përmes së cilës përkrahen investimet për diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e bizneseve, për masën 303, përmes të cilës do të përkrahet përgatitja dhe zbatimi i strategjive të zhvillimit lokal- Qasja Leader – për Grupet Lokale të Veprimit – të përzgjedhura, si dhe masën për ujitjen e tokave bujqësore.
Investimet e ministrisë përmes Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2018, arrijnë vlerën prej 26 milionë euro, ndërsa vetëm për masat e shpallura sot investimet do të arrijnë në 19 milionë euro, ndërkaq masat tjera mbështetëse do të shpallen në ditët në vazhdim.
Në programin e sivjetshëm, po ashtu janë zgjeruar mundësitë e investimeve, duke sjellë kështu edhe shumë risi në masat mbështetëse për sektor të ndryshëm bujqësor, shkruan Telegrafi.
Afati për aplikim për masat e shpallura më 19 mars 2018 do të zgjasë deri më 30 prill 2018.
Gjatë periudhës për aplikim, fermerët dhe agrobizneset për të gjitha informatat lidhur me procedurat e aplikimit, kriteret e vlerësimit mund të informohen në detaje në ueb faqen e ministrisë www.mbpzhr-ks.net, si dhe në ueb faqen e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë www.azhb-ks.net.
Ndryshe, gjatë muajit shkurt, MBPZHR-ja ka hapur fazën e aplikimit edhe për subvencione, e cila vazhdon të jetë e hapur deri më 31 mars 2018, ku vlera e përkrahjes për Programin për Pagesa Direkte – subvencione sivjet arrinë vlerën prej 25 milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova