Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka proceduar pagesat për përfituesit nga kategoria e subvencioneve për grurë. Janë mbi 5 milionë e 71 mijë e 597 euro që janë shpërndarë tek 9148 përfitues.
Ndërkohë janë në shqyrtim edhe aplikacionet e 1030 përfituesve të tjerë, pagesat për të cilët do të ekzekutohen në ditët në vazhdim.
Në javët në vazhdim MBPZHR-ja në bashkëpunim edhe me AZHB-në do të punojnë në procedimin e pagesave direkte për përfituesit në kultura të tjera bujqësore.
Ministri i MBPZHR-së, Memli Krasniqi tha se vendimi i ministrisë që pagesat të kryhen brenda muajit qershor është bërë me qëllim të lehtësimit të punëve të fermerëve, para se të fillojnë korrjet.
“Ne sivjet kemi rritur mbështetjen për grurë, sikur që ka ndodhur edhe për kultura të tjera. Por pjesë e politikave tona është që këtë përkrahje që e meritojnë ta japim në kohën e duhur, pra në këtë rast para fillimit të të korrurave. Besojmë se ky është një lehtësim edhe më i madh për fermerët dhe tashmë vetëm presim që të kemi rendimente të kënaqshme”, ka thënë ministri Krasniqi. Këtë vit janë rritur subvencionet për grurë.
Nga 125 euro sa ishin vitin e kaluar janë rritur në 150 euro. Këtë vit MBPZHR-ja ka planifikuar 23 milionë euro subvencione për shumë kultura bujqësore, dhe 20 milionë të tjera për grante zhvillimore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

73 milionë euro fondi i pagave të Grupit BALFIN, rritet ndjeshëm kontributi për punonjësit dhe shtetin

Dhurohet donacion i pajisjeve mjekësore për trajtimin e fëmijëve në QMF-në në Istog

Dinari serb – i ndaluar në rregullore por i qarkulluar në treg

Trump rrit tarifat për importet kanadeze të çelikut dhe aluminit në 50% - si hakmarrje për tarifat e energjisë nga Ontario

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Bankat në Kosovë me fitime rekorde gjatë 2024-së, të dhëna përgjatë disa viteve

Dinari serb - i ndaluar në rregullore por i qarkulluar në treg

Shijoni Ramazanin me ofertën e veçantë të KonSoni: 30 vezë për 2.50€

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare