LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Brendshme: Koha e pajisjes me letërnjoftim zbret nga 14 ditë në vetëm 3 ditë

Ministria e Brendshme: Koha e pajisjes me letërnjoftim zbret nga 14 ditë në vetëm 3 ditë

Koha e pajisjes me ID Kartë zbret nga 14 ditë në vetëm 3 ditë, njoftoi Ministria e Brendshme.

Risia është lançuar nga IdentiTek, kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve biometrike, duke sjellë një shërbim të ri për qytetarët shqiptarë, përkatësisht e identitetit të shpejtë, shkruan A2 CNN.

“Falë këtij shërbimi, përmes një pagese prej 3 mijë lekësh, çdo qytetar mund të pajiset me letërnjoftim elektronik brenda 3 ditësh. Shërbimi është krijuar për të lehtësuar dhe përshpejtuar procesin e aplikimit, duke u ardhur në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë urgjente për dokumentin e tyre të identifikimit. Procedura e përshpejtuar është veçanërisht e dobishme për emigrantët, të cilët qëndrojnë për pak ditë në Shqipëri, si edhe për të gjithë ata që kanë nevojë të marrin shpejt kartën e tyre të identitetit, qoftë për arsye personale, profesionale apo administrative”, tha Ministria. /Telegrafi/