Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot në një deklaratë për gazetarë ka thënë se janë në përcjellje të situatës rreth Coronavirusit dhe janë duke u përgatitur në çdo aspekt që nëse paraqitet ndonjë rast të merren masat e nevojshme.
Vitia tha Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka punuar në mënyrë intensive gjatë këtyre javëve.
“…Mundësia për tu paraqitur është edhe në Kosovë… Jemi duke u përgatitur në çdo aspekt që nëse veç paraqitet një rast me Coronavirus të merren masat e nevojshme”, deklaroi ai, raporton Telegrafi.
Ministri i Shëndetësisë tha se janë në përcjellje të situatës, duke filluar nga SHSKUK-ja, kujdesi parësor shëndetësor, pikat kufitare etj.
“Janë duke u bërë të gjitha përgatitjet nevojshme pas aprovimit të Planit dhe është me fat që deri tani nuk kemi asnjë rast..”, shtoi Vitia, duke shtuar se për momentin nuk ka nevojë për panik dhe se nuk ka ndonjë rast me Coronavirus në Kosovë.
Ai tha se të shtunën nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse janë dërguar të gjitha rekomandimet në Aeroportin e Prishtinës.
Vitia tha se aktualisht janë mjaftueshëm të përgatitur, por sipas tij, edhe Italia kishte përhapje shumë të gjerë të Coronavirusit.
Ministri bëri të ditur se në Klinikën Infektive është një rast i dyshimtë me Coronavirus dhe pas dy ore pritet të dalin analizat.
“Edhe sot e kemi një rast të dyshimtë për Coronavirus dhe pritet që brenda dy tri ore të dalin rezultatet”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?