Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se po vazhdojnë negociatat me kompanitë që prodhojnë vaksinat anti-Covid-19, por theksoi se janë të kufizuar të japin informacione.
Ai derisa ka arsyetuar vendimin për masat e vendosura para 11 ditëve, tha se tash po heqim pjesërisht kufizimet por po shtojmë udhëzimet.
Ministri Vitia në një konferencë për media, tha se komisioni për negocim po negociojnë me prodhues të vaksinave të aprovuara që të marrin sa më shumë vaksina.
“E di, jam i vetëdijshëm që është shumë për të kërkuar sepse mjaft kemi pritur por ajo që mund të garantoj është se ekipi negociues për sigurimin e vaksinave është ekip profesional dhe i përkushtuar, si dhe ka bërë progres të konsiderueshëm. Çdo veprim i imi dhe komisionit është në përputhje me ligjin por mbi të gjitha me interesin e shëndetit publik, duke respektuar të gjitha kërkesat nga kompania për sigurimin e vaksinave. Për këtë do të bindin së shpejti“, tha ai.
Ministri Vitia duke arsyetuar vendimin për masat e marra para 11 ditëve, ku ishin mbyllur shkollat, gastronomia, qendrat tregtare dhe të tjera, të cilat i quajti si super shpërndarës të virusit për shkak të grumbullimit të shumë personave në hapësirat e mbyllura.
“Ky ishte një veprim i duhur, i nevojshëm për ta vënë nën kontroll një situatë të renduar dhe të dal nga kontrolli, e cila rrezikonte kolapsin e sistemit shëndetësor. Në anën tjetër ishte një veprim i domosdoshëm për të vënë në kontroll rritjen që e kemi tash në raport me shpërndarjen e virusit dhe mobilizimin e mekanizmave të mbikëqyrjes institucionale, por jo vetëm kjo është betejë e përbashkët dhe suksesi varet nga veprimi i secilit prej nesh”, tha ai.
Vitia gjithashtu njoftoi se në MSh, është krijuar ekipi që do të bëjë rishikimin e udhërrëfyesit kundër Covid-19 dhe nga instituti i shëndetit publik është kërkuar të përgatitet plani i ri për testim.
“Negociatat me kompanitë prodhuese të vaksinave po vazhdojnë dhe janë në rrugën e duhur. Procesi i vaksinimit po vazhdon dhe nga muaji maj do të intensifikohet nga muaji maj me arritjen e vaksinave të reja. Situata para 7 prillit ka qenë dhe mbetet e papranueshme, hospitalizimit dhe vdekjet mund dhe duhet të shmangën përmes masave, udhëzimeve institucionale në kohë të emergjencave shëndetësore,……12.05 …po heqim pjesërisht kufizimet por po shtojmë udhëzimet, pra një hapje që nëse nuk respektohen, atëherë do të jemi të detyruar që të kthejmë kufizimet. Qytetarë përballë virusit kemi shumë pak zgjedhje, ose respektim rigoroz të udhëzimeve dhe protokolleve ose masa kufizuese dhe izolim. Ne duhet të synojmë të parën si detyrim dhe përkushtim i përbashkët. Pikat me rrezikun më të madh të shpërndarjes ende mbesin gastronomia, qendrat tregtare dhe shkollat, andaj edhe kujdesi më i madh, sikurse edhe inspektimet dhe mbikëqyrja më e madhe duhet të jetë në këto ambiente“, tha ai.
Ai u ndal edhe te diskutimi publik për negociatat me kompani për sigurimin e vaksinave, duke theksuar se nuk ka refuzuar të nënshkruaj asnjë dokument që do të sjellnin vaksinat.
Ndërkaq, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka regjistruar të dielën në Kosovë 11 viktima me coronavirus.
Sipas këtij institucioni, në 24 orët e fundit janë regjistruar 364 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 3,501 mostrave.
Kjo nënkupton që 10.3 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë.
IKSHPK-ja ka njoftuar se më 18 prill janë shëruar 529 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 12,433.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 101,517 pacientë me këtë virus.
Prej tyre 2,072 kanë vdekur.
Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.
Ky vend është thënë se do të pranojë edhe 76,800 doza tjera të vaksinës së AstraZeneca nga ky program në periudhën prill-qershor, ashtu sikurse mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, deri në fund të qershorit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Kambovski: Vendi i vetëm për shkarkimin e anëtarëve është Këshilli Gjyqësor, jo Kuvendi
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite