Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se stadiumi “Shahin Haxhiislami” në Pejë do t’i nënshtrohet renovimit të tërësishëm.

I pari i MKRS-së ka vazhduar të shpalos plane rreth rinovimit dhe ndërtimeve të stadiumeve në gjithë Kosovën.


Kësaj radhe, Çeku ka njoftuar se ka ndarë 14.5 milionë euro për rinovimin e tërësishëm të stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë.

Njoftimi i tij erdhi nga profili privat në Facebook, ku njoftoi se me të përfunduar hartimi i projektit zbatues të renovimit do të shpallen procedurat për kontraktimin e operatorit për realizimin e punimeve.

Shahin Haxhiislami 1

Postimi pa ndërhyrje i ÇekutStadiumi i qytetit “Shahin Haxhiislami” në Pejë do t’i nënshtrohet renovimit të tërësishëm. Kemi ndarë 14.5 milionë euro për këtë qëllim, ndërsa me të përfunduar hartimi i projektit zbatues të renovimit do të shpallen procedurat për kontraktimin e operatorit për realizimin e punimeve./Telegrafi/
telegrafi sport app