LAJMI I FUNDIT:

Ministri Peci në Ditën Botërore të Bletës: E rritëm përkrahjen për 33 për qind për këtë sektor

Ministri Peci në Ditën Botërore të Bletës: E rritëm përkrahjen për 33 për qind për këtë sektor

Bletaria është një sektor me potencial në vendin tonë dhe duke ditur rëndësinë që ka ky sektor, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e ka rritur këtë vit mbështetjen financiare për 33 për qind.

Kështu theksoi ministri Faton Peci, i cili sot me rastin e Ditës Botërore të Bletës, ka premtuar se do të angazhohet në vazhdimësi për përkrahjen e këtij sektori, si në prodhim, përpunim, po ashtu edhe në marketingun e këtij produkti.

“Bota, njerëzimi dhe zhvillimi i bujqësisë nuk mund të imagjinohet pa procesin e polenizimit që e zhvillon bleta, andaj ne si Ministri e Bujqësisë kemi rritur përkrahjen për sektorin e bletarisë në kuadër të Programit për Pagesa Direkte për 33%. Rrjedhimisht, do të vazhdojmë të ofrojmë rritjen e përkrahjes edhe në ofrimin e shërbimeve këshillimore. Po ashtu, duhet theksuar se shembulli i bletës në punë ekipore është udhërrëfyes edhe për ne, për punën institucionale por edhe për angazhimin në sektorin e bujqësisë dhe bletarisë”, tha ai.


Ndryshe, Dita Botërore e Bletës shënohet që nga viti 2018, falë angazhimit të Qeverisë së Sllovenisë, si dhe me mbështetjen e Organizatës “Apimondia”, e cila bëri që Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, ta shpallë 20 majin Ditën Botërore të Bletës, datë kjo e cila përkon me ditëlindjen e pionierit të bletarisë moderne Anton Jansha. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Ekonomi
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Ekonomi
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Ekonomi
Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Ekonomi
Akademia UPA ka krijuar një trajnim të posaçem për moshat 12-17 vjeç!

Akademia UPA ka krijuar një trajnim të posaçem për moshat 12-17 vjeç!

Ekonomi
Kalo në kategori