LAJMI I FUNDIT:

Ministri Mexhiti: Shkarkimi im është hakmarrje politike, jam krenar me punën që e kam bërë

Ministri Mexhiti: Shkarkimi im është hakmarrje politike, jam krenar me punën që e kam bërë

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, sot në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për shkarkimin e tij, tha se kjo bëhet për hakmarrje politike.

Mexhiti në fjalimin e tij para deputetëve, tha se është krenar për punën që e ka bërë si ministër gjatë 11 muajve, duke shtuar se ka marrë qindra mesazhe mbështetëse nga qytetarët.

“Kam treguar se si duhet të punojë një ministër në interes të qytetarëve dhe pacientëve. Jam krenar dhe e di se do të kem mundësi të vazhdojë ku e kam lënë punën, por jo të gjithë kanë qëllimin e njëjtë si unë në këtë qeveri. BDI deri në fund vendosi të bllokojë dhe të shkojë kundër interesit të qytetarëve dhe ta mbrojë interesin partiak. Qytetarët janë ata të cilët do ta dënojnë këtë sjellje destruktive në zgjedhje”.


“Nderi im është i pastër, e di për çfarë kam punuar dhe luftuar. Në dy ditët e fundit kam marrë mesazhe të shumta mbështetëse nga qytetarët. Ndërsa për bllokadën qytetarët duhet ta dijnë të vërtetën, ndërsa prej nesër përgjigjuni ju pse nuk u realizuan punësimet”, tha mes tjerash Mexhiti.

Ai deklaroi se funksionarët tjerë të Qeverisë e kanë penguar për shumë projekte për të cilat ai është angazhuar.

Ndryshe, Fatmir Mexhiti së bashku me ministrin Azir Aliu dolën në përkrahje të kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, që kjo parti në zgjedhje të shkojë së bashku me partitë opozitare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori