Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli, kanë vizituar minatorët e Minierës së Artanës.
Sipas një njoftimi, ministri Lluka dhe deputeti Pacolli janë pritur nga menaxhmenti dhe minatorët, të cilët u njoftuan në detaje për punën që ai dhe deputeti Pacolli kanë arritur gjatë kësaj legjislature të realizojnë për këtë minierë dhe minatorët e saj.
Po sipas njoftimit, kreu i MZHE-së tha se ka një bashkëpunim të ngushtë me menaxhmentin dhe minatorët dhe ka diskutuar me ta për problemet dhe mundësitë e përmirësimit të kushteve të tyre.
“Minatorët të cilët me të vërtetë kanë dhënë shumë për vendin, punojnë në kushte të vështira dhe një gjë të tillë nuk mund ta lejojmë në vazhdimësi, sepse në ato kushte në moshën e shtyrë nuk mund të vazhdohet”, tha Lluka.
Kurse deputeti Pacolli tha se sektori minerar në Kosovë ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim ekonomik dhe punësim, andaj, është obligim i Qeverisë së Kosovës dhe të gjithë mekanizmave të tjerë që të punojnë pandalshëm në implementimin e Strategjisë Minerare në Kosovë, hapjen sa më të shpejt të ‘zonave të interesit të veçantë’ dhe promovimin e këtij sektori për investime të jashtme.
Në fund të njoftimit thuhet se minatorët e minierës së Artanës kanë falënderuar ministrin Lluka e deputetin Pacolli për përkrahjen dhe investimet që po realizohen në këtë minierë, duke përfshirë mensen që këtë vit po fillon së realizuari nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet
AKP miraton transferimin e dy pronave për depo qendrore të barnave për Ministrinë e Shëndetësisë
Aggeler uron Sheqerinskën: Dëshmi e fortë për rolin e RMV-së si partner i NATO-s dhe SHBA-ve
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim
Radmilla Sheqerinska u zgjodh zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s
Bajrami përplaset me Kurtin për doracakët e edukimit seksual: Albin, je sinonim i propagandës
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla "Fan Noli" në zi
Në veri vendosen disa mbishkrime në gjuhën serbe "Ja ku jemi për Krishtilindje"
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian