LAJMI I FUNDIT:

Ministri Kuçi: Nuk ka konflikt interesi nëse kompania ime fiton tenderë të shpallur nga Qeveria

Ministri Kuçi: Nuk ka konflikt interesi nëse kompania ime fiton tenderë të shpallur nga Qeveria

Ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi thotë se nuk është konflikt interesi që kompania që është në pronësi të tij të funksionojë në Kosovë dhe të fitojë tenderë publik.

Kuqi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se për këtë punë ka kërkuar mendim edhe kur ishte kryetar komune e që sipas tij nuk ka rezultuar me asnjë konflikt interesi.

“Edhe në vitet 2006/2007 kam qenë zëvendësministër dhe atëherë nuk kam konkurruar në asnjë tenderë publik pavarësisht se kompania ime ka funksionuar në vitin 1991. Në vitin 2009-2013 kam qenë kryetar komune dhe as atë kohë nuk kam konkurruar në tenderët e komunës”, tha ai, përcjell Telegrafi.


“Në vitin 2010 kam komunikuar me Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe kam kërkuar sqarim se çfarë mund të konsiderohet konflikt interesi. Si përfundim ka ardhur se në bazë të ligjeve zyrtari i lartë mund të jetë pronar i ndonjë ndërmarrje, por nuk mund ta ushtrojë në mënyrë aktive të drejtën e administrimit sa është në pozitë zyrtare”, shtoi Kuçi.

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit thotë se tashmë është e sqaruar që nuk ka konflikt interesi.

“Në aspektin ligjor unë kam kërkuar interpretim dhe këtu nuk ka konflikt interesi”, tha ndër të tjera Blerim Kuçi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori