LAJMI I FUNDIT:

Ministri i jashtëm grek sot në Kosovë, takohet me Osmanin e Kurtin

Ministri i jashtëm grek sot në Kosovë, takohet me Osmanin e Kurtin

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias do të qëndroj sot për vizitë në Kosovë. Ministri grek do të pritet në takim nga presidentja Vjosa Osmani si dhe nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Kështu ka njoftuar MPJ e Greqisë në një njoftim të lëshuar për media.

“Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, nesër, më 8 qershor 2022, do të vizitojë Prishtinën. Ministri do të pritet nga presidentja, Vjosa Osmani-Sadriu, si dhe nga Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog dhe kryenegociator në dialogun Prishtinë-Beograd”, thuhet në njoftim.


Ministri i Dendias thuhet se do të zhvillojë edhe një takim kokë më kokë me kryeministrin Albin Kurti dhe më pas do të ketë edhe një darkë, shkruan Telegrafi.

Diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në bashkëpunimin ndërmjet Athinës dhe Prishtinës në fusha të ndryshme, si në ekonomi, energji, kulturë, shkencë, shëndetësi, arsim dhe turizëm.

“Gjithashtu, në agjendën e bisedimeve do të jetë edhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Dendias pritet të ketë një takim të përbashkët me përfaqësuesit e Bashkësisë Ndërkombëtare në Prishtinë (UNMIK, Këshilli i Evropës, OSBE, EULEX, Zyra e BE/EUSR, KFOR-i) dhe ambasadorët nga vendet e Quintit, përkatësisht Franca, Gjermania, MB, SHBA dhe Italia.

Gjithashtu, është paraparë një takim i përbashkët mes ministrit grek dhe ministrave të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Harjulla Çeku.

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias vizitoi Prishtinën në qershor 2021 dhe tetor 2020. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Kronika e Zezë
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Lajme
Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Lajme
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Kalo në kategori