Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka tërhequr vërejtjen se Evropa “është në rrezik të ndarjeve të reja”.
Më tutje, në një artikull autorial të publikuar në Rusi, Ukrainë dhe Bjellorusi, në shënim të 75 vjetorit të invadimit të Gjermanisë Naziste në Bashkimin Sovjetik, Steinmeier tha se “paqja në Evropë nuk mund të konsiderohet e garantuar”.
Ai, po ashtu, ka kërkuar dialog diplomatik ndërmjet NATO-s dhe Rusisë, e jo konfrontim ushtarak.
Komenti i zotit Steinmeier është publikuar sot në gazetat Kommersant në Rusi, Serkali Nedeli të Ukrainës dhe Sovetskaya Belorussyia.
Duke iu referuar aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë dhe mbështetjen e Moskës për luftëtarët separatistë në pjesën lindore të Ukrainës, Steinmeier tha se “ndryshimi unilateral i kufijve, duke e shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe dështimi për ta respektuar integritetin territorial të vendeve fqinje…na kthen neve prapa në kohërat nga të cilat ne kemi besuar se jemi larguar, kohërat të cilat askush nuk i dëshiron”.
Më 18 qershor, Frank-Walter Steinmeier, i ka tërhequr vërejtjen NATO-s kundër “luftënxitjes” për shkak të ushtrimeve ushtarake në krahun e saj lindor.
Ai ka kërkuar që NATO-ja t’i zëvendësoj ushtrimet stërvitore me më tepër dialog dhe bashkëpunim me Rusinë.
Zyrtari i lartë gjerman, më 19 qershor ka thënë se nëse Rusia e kryen pjesën e saj për implementimin e planit të paqes për Ukrainë, atëherë Bashkimi Evropian do të duhej gradualisht t’i tërhiqte sanksionet e imponuara kundër Rusisë, për rolin e saj në krizën e Ukrainës. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIzraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë
Një javë në Shtëpinë e Bardhë: A po e ndryshon Trumpi kursin e politikës amerikane?
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë
Pse Musk kërkonte arrestimin e kryeministrit britanik?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës