Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i shoqëruar nga Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit ekzekutiv të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) dr. Basri Sejdiu qëndroi sot pasdite në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku vizitoi disa pacientë të prekur nga fruthi dhe bisedoi me stafin e kësaj klinike për menaxhimin klinik të ktyre rasteve.
Sipas njoftimit nga MSH, ministri Ismaili u njoftua nga drejtori i Klinikës Infektive dr. Hamdi Ramadani për gjendjen e pacientëvë të prekur nga fruthi që po trajtohen në këtë klinikë.
Drejtori Ramadani bëri të ditur se situata është nën kontroll dhe se rastet po menaxhohen me përkushtim nga stafi i klinikës. Ai tha se që prej paraqitjes së rasteve të ditëve të fundit që kanë kërkuar mjekim aty, personeli mjekësor ka trajtuar dhe lëshuar në shtëpi me gjendje të mirë shëndetësore dhe kalim të fruthit 85 raste, përderisa në klinikë po trajtohen 79 raste të tjera.
Disa prej këtyre rasteve, sipas drejtorit Ramadani, janë në gjendje të rëndë, por stafi mjekësor po bën maksimumin për t’u përkujdesur për ta.
Gjatë ditës së nesërme ndërkaq, pritet që në shtëpi të lirohen edhe 25-30 raste të tjera pas trajtimit më sukses në Klinikën Infektive.
Drejtori Ramadani tha se sitata është e manaxhueshme dhe se Ministria ka furniziar me medikamentet e nevojshme klinikën për trajtimin e rasteve, ndërkohë që theksoi faktin se rastet e fruthit që po paraqiten, janë prej atyre kategorive të popullatës që nuk janë imunizuar dhe vaksinuar me kohë dhe disa raste të cilat nuk e kanë kaluar fruthin në formë natyrale.
Ismaili tha se ka ardhur në klinikë që të tregojë mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë për pacientët që po trajtohen dhe personelin shëndetësor si dhe të shoh nga afër menaxhimin e këtyre rasteve.
Ai u ka bërë apel grupeve të popullatës së pa vaksinuar, që të vaksinohen dhe ka falënderuar personelin mjekësor për angazhimin e tyre për menaxhimin dhe tejkalimin e kësaj situate.
Ministri Ismaili, drejtori i Klinikës Infektive dhe drejtori ekzekutiv i SHSKUK-së, kanë theksuar se popullata nuk ka nevojë për panik, por për një kujdes të shtuar, derisa kanë siguruar se Ministria, SHSKUK, IKSHP dhe institucionet e tjera, po bashkëpunojnë ngusht për menaxhimin me kujdes të situatës dhe rasteve të fruthit në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025