LAJMI I FUNDIT:

Ministri Ismaili: Shëndetësia po bojkotohet, aparati i blerë në Austri, tri vite po qëndron në depo (Video)

Ministri Ismaili: Shëndetësia po bojkotohet, aparati i blerë në Austri, tri vite po qëndron në depo (Video)

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se në shëndetësinë kosovare ende ka probleme të mëdha dhe se aty ka edhe bojkotim të punës në disa klinika.

Ismaili në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka deklaruar se qeverisja e PDK-së me shëndetësinë ka shënuar suksese të mëdha.

“Kemi rezultate të jashtëzakonshme. Lista e pritjes (për stenta në zemër) ka qenë një problem i madh financiar për qytetarët”, tha ai, përcjell Telegrafi.


“Ka pas raste kur njerëzit kanë vdekur duke pritur për stenta”, ka deklaruar Ismaili, duke thënë se njerëzit janë gëzuar shumë nga heqja e listës së pritjes.

Ministri i Shëndetësisë ka thënë se qytetarëve u është hequr një barrë e madhe financiare.

“Shërbimi për stenta dikur u ka kushtuar qytetarëve 10 mijë euro, tash mund të marrin me 300 euro”, ka thënë ai, duke shtuar se tashmë është krijuar një furnizim i qëndrueshëm i stentave.

Ismaili ka thënë se ka pasur bojkotim të punës në disa klinika, pasi ka tri vite që është blerë një aparat dhe qëndron në magazinë.

“Ka tri vite që aparati i angiografit është blerë në Austri dhe nuk është vendosur, sepse nuk kanë mundur të gjejnë një hapësirë. Është e pafalshme, sepse nuk kanë dashur ta vendosin. Paratë kanë ekzistuar dhe vullneti politik ka ekzistuar”, tha ai.

Ministri që vjen nga PDK-ja ka thënë se LDK ka pasur tre ministra të Shëndetësisë dhe është dashur të ketë një ekspertizë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
​Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

​Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Lajme
Kalo në kategori