Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, i ka thënë sot presidentit serb, Aleksandar Vuçiq ,në Beograd, se hetimi i sulmit të armatosur mbi Policinë e Kosovës në Banjskë është i një rëndësie vendimtare. Ai tha se Gjermania e ka njohur Kosovën shtet dhe se ajo nuk po e armatos vetëm këtë të fundit, por edhe vende të tjera.
Në Banjskë në veri të Kosovës më 24 shtator të vitit 2023, një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë një zyrtar policor. Në përleshjet që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.
“Është e rëndësishme dhe është e nevojshme për Serbinë që të vazhdojë të hetojë ngjarjet e 24 shtatorit, dhe kjo është e një rëndësie vendimtare”, tha Pistorius gjatë një konference për media me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Kosova po e akuzon Serbinë se qëndron prapa kësaj ngjarjeje, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Siç raportojnë mediat, ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë tha po ashtu se është e rëndësishme që Serbia të reduktojë praninë ushtarake në kufi me Kosovën.
Po ashtu, ai bëri thirrje për uljen e tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë dhe për rikthimin e palëve në dialogun për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Ai megjithatë e pranoi se Beogradi dhe Berlini zyrtar ndajnë qëndrime diametralisht të kundërta sa i përket Kosovës.
“Në lidhje me Kosovën, natyrisht, qëndrimet tona janë krejtësisht të ndryshme, duke pasur parasysh se Gjermania është një nga protagonistët kryesorë të njohjes së Kosovës së pavarur dhe të asaj politike. Siç e dini, ne ndryshojmë sa i përket kësaj çështjeje, por e kuptojmë shumë mirë se dialogu është zgjidhja e vetme për daljen nga kriza”, ka thënë Vuçiq, përcjell Telegrafi.
Ministri gjerman tha se Gjermania e ka njohur tashmë Kosovën shtet dhe se ajo nuk po e armatos vetëm këtë të fundit, por edhe vende të tjera e të cilat kanë të bëjnë kryesisht me armatim mbrojtës.
“Gjermania po armatos jo vetëm Kosovën, por ajo dërgon material ushtarak në Serbi dhe në vende tjera në kuadër të nismës sonë për pajisjen e ushtrisë, si kontribut i stabilizimit të rajonit dhe për të forcuar kapacitetet e çdo shteti. Pra, ne nuk ofrojmë armë ofensive, bëhet fjalë për mbrojtje. Ne e kemi pranuar Kosovën, vendet e tjera nuk e kanë bërë këtë. Bëhet fjalë për një numër më të vogël të vendeve në botë dhe ky vendim i takon çdo shteti, por pavarësisht kësaj çështjeje, kërkesa për rajonin mund të jetë kur kemi parasysh synimin tonë për stabilitetin e rajonit si parakusht për përfarim me BE-në”, tha Pistorius.
Ai ka theksuar se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është esencial në përafrimin me Bashkimin Evropian dhe se Gjermania është e hapur në diskutime me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë edhe Kosovën dhe Serbinë.
Duke komentuar vendimin për ndalimin e dinarit serb për pagesa në Kosovë, Pistorius tha se zbatimi i vendit “duhet të jetë i organizuar dhe nuk duhet që askush të lëndohet”, duke kërkuar një “periudhë tranzicioni” për zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.
“Nuk është në interesin e askujt që raportet të tensionohen edhe më tej”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes.
Ndërsa, presidenti serb Vuçiq e ka përmendur edhe çështjen e ndalimit të vendosjes së euros si valutë e vetme pagese nga data 1 shkurt në Kosovë, të cilën e ka quajtur “provokim” dhe tentim për “spastrimin etnik të serbëve”.
“Besoj se ndalen provokimet dhe nuk jemi plotësisht dakord për çështjen e dinarit, sepse Republika e Serbisë konsideron se heqja e dinarit nga Kosova është krejtësisht e paligjshme. Unë vetëm dua që ju ta dini këtë, nuk ka asnjë letër tjetër që tregon diçka ndryshe. Prandaj, është një provokim i drejtpërdrejtë që askush nuk e kupton pse po e bën dikush, përveç qëllimit të spastrimit të plotë etnik të serbëve nga Kosova”, tha Vuçiq.
Zyrtari i lartë gjerman sërish i bëri thirrje Serbisë që të miratojë sanksionet perëndimore ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.
I pyetur për ndikimin rus, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se ndikimi ekonomik i Rusisë në Serbi është pakrahasueshëm më i vogël sesa i Gjermanisë.
Ndërkaq, sa i përket ndikimit politik, Vuçiq tha se nuk mund të flasë për të gjithë aktorët, por theksoi se ndoshta Rusia mund të ketë ndikim te disa, e te disa të tjerë jo. Lideri serb tha se vetëm populli i Serbisë ka ndikim në kryeministren, presidentin, Parlamentin e shtetit.
“Askush nuk mund të më jap urdhra nga Uashingtoni apo nga Moska, nga Berlini, apo askund tjetër. Serbia i merr vetë vendimet pa ndikimin e askujt”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Gjykimi i gardianit Milenkoviq, dëshmitari: Na kanë rrahur me shufra të hekurit e me shkop të bejsbollit
Tatimi i solidaritetit, Mickoski: Nëse ka vendim nga Gjykata Kushtetuese, do t’i kthejmë 50 milionë euro
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV
Vendimi i Trump, reagojnë afganët në Shëngjin: E ardhmja jonë është në rrezik
Kurti para qytetarëve në Viti: Shtetit të Kosovës ia kemi vendosur sovranitetin
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë