Gjermania do të mbajë në punë gjatë dimrit dy centrale bërthamore, që ishin planifikuar të mbylleshin në fund të këtij viti. Për çdo eventualitet, thotë ministri i Ekonomisë, Habeck.
Rrjeti është stabil, furnizimi me energji elektrike është i siguruar – Ministri i Ekonomisë, Robert Habeck tha të hënën se në Gjermania ka rrymë të bollshme për të kaluar dimrin.
E megjithatë, dy centrale bërthamore; Isar 2 dhe Neckarwestheim, do të rrinë të hapura, për çdo eventualitet. Ky ishte rezultati i provës së stresit, që prezantoi të hënën në mbrëmje në Berlin ministri gjerman, Habeck.
“Një teknologji me rrezik të lartë”
Dy centralet në jug të Gjermanisë do të mbeten në punë si rezervë, deri në prill 2023. Më pas edhe ato do të hiqen nga rrjeti, tha Habeck. Energjia bërthamore mbetet një teknologji me rrezik të lartë, dhe veç të tjerash ajo nuk është e qëndrueshme, argumentoi ministri ekologjist. Këtë e tregon edhe shembulli i Francës, ku aktualisht gjysma e centraleve bërthamorë prodhojnë energji elektrike, pasi ato duhet të mirëmbahen, ose për shkak të thatësirës. “Problemi kryesor për momentin janë ndryshimet klimatike të energjisë bërthamore në Francë,” tha Habeck. Lumi Rhône është shumë i ngrohtë dhe niveli i ujit në të është tepër i ulët për të ftohur centralet bërthamore në masën e nevojshme.
Çështja e centraleve bërthamore është një nga temat e mosmarrëveshjeve mes partnerëve të koalicionit në Gjermani. Liberalët e ministrit të Financave, Christian Lindner, janë pro përftimit të energjisë me anë të centraleve bërthamore. Të Gjelbrit, prej nga vjen edhe ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Robert Habeck, janë kundër. Habeck thotë se, përveç rrezikut të lartë të teknologjisë, mbajtja e centraleve përtej këtij dimri nuk ka kuptim, sepse deri në dimrin e ardhshëm Gjermania do të ndërtojë kapacitete të tjera të furnizimit të energjisë me gaz të lëngshëm nëpërmjet Detit Baltik dhe Detit të Veriut. “Të paraqesësh energjinë bërthamore si zgjidhje është faktikisht dhe teknikisht e pasaktë.” Habeck tha se edhe sikur të mos mbylleshin në fund të vitit, sipas planit, centralët bërthamorë nuk do të mjaftonin për të përmbushur të gjitha nevojat e Gjermanisë për energji.
Habeck tha se ai vetë nuk llogarit me furnizime nga Rusia. “Në se ka një gjë që është e sigurt, është se Rusisë nuk i zihet besë”, tha ministri gjerman. Të shtunën e kaluar, gjigandi rus Gazprom, nuk e rifilloi furnizimin e Gjermanisë me gaz nga gazsjellësi Nord Stream 1 me pretekstin se ka një defekt në turbinë. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij