LAJMI I FUNDIT:

Ministri Gashi: Fuqizimi i rinisë, fokusi ynë

Ministri Gashi: Fuqizimi i rinisë, fokusi ynë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në kabinetin e tij përfaqësues të organizatës World Vision në Kosovë. Në këtë takim mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe organizatës World Vision u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi.

Qëllimi i këtij memorandumi është angazhimi i ndërsjellët i MKRS-së dhe WVK-së në zbatimin e strategjive kombëtare që kanë në fokus te rinjtë. Organizata World Vision në Kosovë angazhohet që sipas drejtimeve strategjike të saj, të zbatojë Programin e Rinisë dhe Programin e Fuqizimit Ekonomik të Rinisë, të cilat janë në përputhje me objektivat e strategjive kombëtare.

Po ashtu sipas këtij memorandumi, World Vision bashkëpunon me partnerët kombëtarë e lokal dhe institucionet shtetërore për zbatimin e programeve të saj në lidhje me mirëqenien dhe zhvillimin e të rinjve në këto komuna të Kosovës: Prizren, Rahovec dhe Suharekë, Gjakovë dhe Malishevë, Lipjan dhe Graçanicë, Mitrovicë, Vushtrri dhe Ferizaj.


Ministri, Kujtim Gashi, u shpreh shumë i kënaqur me nënshkrimin e kësaj marrëveshje. Ai tha se kjo marrëveshje përkufizon qëllimin dhe vullnetin e dyanshëm për të bashkëpunuar dhe sqaroi: “Ky bashkëpunim do të zgjas për një periudhë pesë vjeçare dhe do konsistojë në zbatimin e disa projekteve në fushën e Fuqizimit të të Rinjve, Zhvillimit Ekonomik”.

Ai po ashtu theksoi se “projektet që do të realizohen në mënyrë specifike mbështesin fuqizimin e të rinjve të moshave 18-24 vjeç nëpërmjet trajnimeve dhe aktiviteteve që synojnë përmirësimin e aftësive për jetën, krijimi i një mjedisi mbështetës për të rinjtë me anë të rritjes së ndërgjegjësimit të komuniteteve për rëndësinë e pjesëmarrjes aktive dhe domethënëse së të rinjve në jetën sociale dhe ekonomike të një komuniteti, e po ashtu edhe pajisjen e të rinjve me njohuri, aftësi dhe përvoja përmes edukimit jo formal, që do të zgjerohen edhe në zonat rurale për të gjetur dhe mbajtur punësimin ose të fillojnë biznesin e tyre”.

Ndërkaq, Vjollca Racaj, nga organizata World Vision në Kosovë, fillimisht falënderoi ministrin Gashi për pritjen e tij dhe për nënshkrimin e këtij memorandumi duke e cilësuar si shumë të rëndësishme dhe kontribuuese në avancimin e të rinjve. Ai/ajo tha: “Kjo marrëveshje mes Ministrisë dhe organizatës tonë, sot u nënshkrua në frymën e besimit, respektit dhe të përgjegjësisë së ndërsjelltë dhe hap mundësinë e realizimit të shumë projekteve për të rinjë përmes të cilave do të ndikohet ndërgjegjësimi dhe ngritja e kapaciteteve të të rinjve. Po ashtu, përmes projekteve që priten të realizohen në pesë vitet e ardhshme në kuadër të kësaj marrëveshjeje të nënshkruar sot, synohet që të rinjtë të përgatiten me aftësi teknike që rrisin mundësitë e tyre në tregun e punës, nëpërmjet fitimit të aftësive teknike në një profesion të rëndësishme për kontekstin ekonomik lokal”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza

Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza

Lajme
Goditi qëllimisht me veturë zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Goditi qëllimisht me veturë zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Lajme
Kalo në kategori