Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, e përmbylli një vit të suksesshëm në cilësinë e të parit të MKRS-së.
Ai e mori këtë detyrë me ardhjen në pushtet të Qeverisë Kurti II, gjersa arriti që për një kohë mjaft të shkurtër të stabilizojë përvojën e tij të parë në pushtetin ekzekutiv.
Në një intervistë për Telegrafin, Çeku foli në tërësi mbi vitin 2021, duke e quajtur një vit mjaft sfidues po aq sa edhe të suksesshëm.
“Besoj që ka qenë një vit sa sfidues me problemet me të cilat jemi përballur, po aq edhe përmbushës në disa aspekte, kryesisht në raport me nevojat dhe trajtimin e çështjeve që lidhen me komunitetet që i përfaqëson ministria, nga artistet dhe komuniteti kulturore, te sportistet, rinia, trashëgimia e kështu me radhë, besoj që punët e këtij viti në një far forme na kanë shërbyer edhe për të detektuar saktë sistemin edhe për të i kuptuar mirë problemet me të cilat përballemi me këto çështje”, tha Hajrullah Çeku për Telegrafin.
Në vazhdimësinë e bisedës, minsitri gjithashtu bëri të ditur se cilat janë pikësynimet që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ia ka vendosur vetes për qëllim realizimi në vitin 2022.
“Do ta kemi një ligj unik për kulturën, ligjet ekzistuese besoj që duhet t’i anulojmë të gjitha që ta kemi një ligj ma gjithëpërfshirës dhe që i mundëson një lloj dinamike dhe zhvillimi ndryshe sektorit kulturor në Kosovë dhe në të njëjtën kohë do ta hartojmë strategjinë kombëtare për zhvillimin e kulturës. Dy janë synimet kryesore: janë institucionet publike të kulturës, të cilat kanë nevojë për një autonomi financiare dhe programore dhe është skena e pavarur [artistet e pavarur, organizatat kulturore] me të cilët duhet hyrë në një raport më strategjik edhe si formë e financimit, por edhe si formë e krijimtarisë artistike dhe prezantimit ndërkombëtar të produktit tonë artistik jashtë”, theksoi Çeku.
Çmimet “Grammy” dhe Brits të Dua Lipës, e suksesi ndërkombëtar i filmit “Zgjoi” janë vetëm disa prej të arriturave më të mëdha në kulturë gjatë vitit 2021.
Këto suksese duket se e kanë motivuar edhe më tepër Ministrinë e Kulturës, referuar edhe pozitës të cilën e mban tash e gati një vit.
“Ka qenë një vit fantastik në kuptimin e vitit artistik dhe në prezantimin e Kosovës, në kuptimin e një diplomacie publike dhe kulturore. Ne kishim në takim të gjithë ekipin e filmit ‘Zgjoi’ pas suksesit të tyre të fundit, hyrjen në listën e ngushtë të nominimeve për ‘Oscar’. Do të punojmë shumë edhe gjatë janarit me ta, me të gjitha mundësitë tona edhe financiare, edhe diplomatike, edhe artistike, për ta mbërritur atë nominimin e madh – pesëshen e fundit dhe me shpresën që ta kemi çmimin e parë ‘Oscar’ vitin e ardhshëm”, shtoi Ministri Çeku.
Natyrisht që sukseset nuk ishin të munguar edhe në sport, për të cilin ai thotë se janë vazhdimësi e sukseseve të mëparshme, të cilat nuk kanë qenë fare rastësi.
“Ajo që u arrit në Tokio sivjet me dy medalje të arta në xhudo, është konfirmimi më i mirë që Rio nuk ka qenë rastësi, as nuk ka qenë një ndodhi që mund të ndodhë një herë dhe të mos përsëritet më – kjo tregon që xhudistët tanë, tajneri Driton Kuka, Federata e Xhudos kanë bërë një punë afatgjatë, sistematike, ashtu çfarë duhet ta kemi edhe shtetin dhe tash ata i marrin rezultatet dhe sukseset, dhe do të vazhdojnë edhe më tutje”, tha Hajrulla Çeku.
Për fund, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit pati një urim special për të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2022, duke uruar një vit të ri pa sfida pandemike.
“Urimi im i parë kryesor më i rëndësishëm është që të gjithë qytetarët e Kosovës të kenë shëndet të plotë gjatë vitit të ardhshëm, viti 2022 qoftë vit i sukseseve të vazhdueshme të të rinjve tanë në sport e në art sidomos, por në të njëjtën kohë shpresoj që të mos kemi më ndonjë efekt të rëndë të pandemisë çfarë patëm gjate dy viteve të fundit dhe në situatën e re që na krijohet të kthimit në atë far normaliteti të përgjithshëm, t’i rikuperojmë edhe këto statistikat të tjera zhvillimore të shtetit tonë”, përfundoi Ministri Çeku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Të betohem se asnjë ndjenjë nuk e kam për ty”, Gjesti shokon me deklaratën ndaj Eglit
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?
Kylie Jenner mahnit me një veshje rozë sportive, ndërsa tregon linjat e saj perfekte
Klajdi Musabelliu eliminohet nga Big Brother VIP Albania
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos