LAJMI I FUNDIT:

Ministri Bytyçi diskuton për sfidat e arsimit të lartë në Kosovë

Ministri Bytyçi diskuton për sfidat e arsimit të lartë në Kosovë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë, Shyqiri Bytyçi, ka njoftuar se sot ka marrë pjesë në panelin e diskutimit me temën “Sfidat në Arsimin e Lartë në Kosovë dhe Shqipëri” në kuadër të punëtorisë “Mbulimi mediatik i Arsimit të Lartë në Kosovë: Sfidat dhe mësimet”.

“Bashkë me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla, akademikun dhe profesorin e nderuar, z. Artan Fuga, profesor Popovcin, ekspertë e profesorë tjerë dhe përfaqësues të mediave dhe shoqërisë civile që mbulojnë fushën e arsimit diskutuam për problemet aktuale dhe për sfidat që kemi në funksion të përmirësimit të gjendjes në Arsimin e Lartë në të dy vendet tona”, ka thënë ai.

Gjatë këtij paneli, në mesin e temave ai tha se ka folur edhe  për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë së AKA-së, që si proces tashmë është kthyer në një shembull që duhet ndjekur brenda dhe jashtë vendit.


”Ky proces tejet transparent i ka hapë një perspektivë AKA-së që të bëj një kontrollë sa më të mirë dhe të pavarur cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë. Gjithsesi, duhet një bashkëpunim me gjithë akterët e mundshëm në mënyrë që gjendja në arsimin e lartë te përmirësohet”, ka thënë  ministri.

Gjithashtu, ka folur edhe për sfidat qe kanë përpara, dhe ndër më kryesorët për ne është që te kthejnë qëllimin e Universiteteve dhe Kolegjeve, sepse aktualisht publikët janë fokusuar vetëm në tituj, programe të reja me qëllim të rritjes së normës për profesorët, ndërsa privatët e kanë vënë fokusin vetëm tek numri i fryrë i studentëve pa bërë një analizë me nevojat e tregut të punës.

“Fatkeqësisht, kjo na ka sjellë në një situatë kur kemi numër enorm të studentëve, numër enorm i të diplomuarve, numër enorm i kërkesave për punë dhe numër enorm i të pa punëve.

Ne duhet të angazhohemi që bashkë me institucionet përkatëse të vendosim numrin e studentëve që mund të pranohen për një vit në Universitete Publike dhe Kolegjet Private, gjithmonë në përputhje me kërkesat e tregut të punës. Po ashtu, gjatë këtij paneli kam folur edhe për profilizimin e universiteteve publike, ku raporti tashmë është në diskutim në qarqet qeveritare, e gjithashtu edhe për kuadrat e mirëfillta, dhe për mungesën e kuadrove në programet e rëndësishme në vendin tonë”, ka thënë Bytyçi.

Ai ka njoftuar ka nënshkruar edhe marrëveshjen me Erasmus+, dhe pjesëmarrjen në Horizon 2020, e gjithashtu ka shprehur vendosmëri që të bashkëpunohet me të gjithë akterët në funksion të përmirësimit të gjendjes në arsimin e lartë. Punëtoria është organziaur nga BIRN dhe KFOS.

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori