Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në sektorin e TIK-ut “Albanian ICT Awards 2018’’, që organizohet për të gjashtën herë me radhë.
Në fjalën e tij para të nominuarve dhe të pranishmëve në këtë ceremoni, ministri Beqaj ka theksuar rëndësinë që ka inovacioni dhe teknologjia në zhvillimin ekomomik të një vendi.
Beqaj ka folur edhe për rëndësinë përmirësimit të proceseve të punës, lidhjen e shkencës me ekonominë, për rëndësinë e rritjes së konkurrencës, zhvillimin e ndërmarrësisë, si dhe për potencialin që kanë dy vendet, Kosova dhe Shqipëria për rritje ekonomike të bazuar në dije.
‘’Qasja konvencionale ndaj zhvillimit ekonomik duhet të ndryshojë në drejtim të qasjes në ekonominë digjitale, e cila po ecën me hapa të shpejtë dhe ne si institucione duhet t’i mbështesim dhe përkrahim të rinjtë tanë që po ecin në këtë fushë shumë më shpejt se ne”, citohet të ketë thënë Beqaj, sipas njoftimit të Ministrisë.
Ministri Beqaj gjatë kësaj ceremonie ka bashkëbiseduar me ministren e sipërmarrjes së Shqipërisë, Sonila Qato në shërbim të bashkëpunimit ndërshtetëror.
Ministri Besim Beqaj ka ndarë njërin nga çmimet kryesore të “Albanian ICT Awards 2018”, ndërsa organizatorët e kësaj ngjarje në fushën e teknologjisë i ka ftuar që edicionin e 7-të të kësaj ngjarje ta mbajnë në Kosovë me nikoqir Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

21 vite nga hyrja e Euros si monedha e re në Evropë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker