LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Arsimit uron nxënësit pas përfundimit të gjysmëvjetorit të parë

Ministri i Arsimit uron nxënësit pas përfundimit të gjysmëvjetorit të parë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka uruar të gjithë nxënësit me rastin e përfundimit të gjysmëvjetorit të parë.

“Me rastin e përfundimit të gjysëmvjetorit të parë, dëshiroj të ju falënderoj për punën që keni bërë së bashku, për arritjen e rezultateve sa më të mira në mësime dhe për përkushtimin tuaj për të ngritur performancën në mësimdhënie dhe mësim-nxënie”, ka thënë Bytyqi.

Bytyqi ka theksuar se synon për cilësi më të mirë në arsim, që në të ardhmen Kosova të jetë konkurruese me vendet e zhvilluara.


“Kjo është ajo që po synojmë të gjithë, pra një shkollë cilësore, një arsim cilësor, me të cilin do të mund të jemi konkurrues me vendet e zhvilluara jo vetëm në arsim, por në të gjitha fushat tjera të jetës. Jam i bindur se, gjatë gjysmë vjetorit të dytë do të punoni edhe më shumë që fundi i vitit shkollor të na japë një rezultat për t’u krenuar”, tha Bytyqi.

“Me këtë rast, mësimdhënës dhe nxënës të dashur, ua uroj edhe Vitin e Ri, juve dhe familjeve tuaja, me dëshirën që të keni shëndet e suksese gjatë vitit 2018″, ka shkruar ai në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori