LAJMI I FUNDIT:

Ministri Ademi u takua me ambasadoren kineze, Liksian

Ministri Ademi u takua me ambasadoren kineze, Liksian

Republika Popullore e Kinës do të vazhdojë t’i përkrah politikat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për të përmirësuar gjendjen në fushën e arsimit, si në aspekt të avancimit të cilësisë së mësimit dhe të ofertës të më shumë mundësive arsimore për qytetarët, po ashtu edhe në aspekt të avancimit të kushteve infrastrukturore.

Këtë konfirmim e ka marrë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, nga ambasadori kinez, Jin Liksian, gjatë takimit të tyre, kumtuan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, përcjell Telegrafi.

Ministri Ademi ka thënë se qytetarët e Maqedonisë i vlerësojnë mundësitë që ua ofron Kina të fitojnë bursa për qëndrime studimore në universitetet e atjeshme./Telegrafi/