Ministresha për shoqëri informatike dhe administratë “respekton ligjet”, por jo gjuhën shqipe

Në ueb-faqen e Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë ka dy versione, edhe atë: në gjuhë maqedonase dhe në gjuhë angleze. Ministresha tha se ueb-faqja funksionon në përputhje me ligjet në fuqi. Ndërkohë akti më i lartë juridik në vend, kushtetuta, me të cilën duhet të përputhen të gjitha ligjet përcakton qartë se përveç gjuhës maqedonase gjuhë zyrtare është edhe gjuha amë e së paku 20% të popullatës, respektivisht gjuha shqipe.
Pas 20 ditësh pritjeje për informatën e karakterit publik “Pse nuk ka version në gjuhën shqipe në ueb-faqen e Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë?” dhe “A mund të pritet version në gjuhën shqipe në ueb-faqen e Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë?” ministresha Marta Arsovska Tomovska dha vetëm këtë përgjigje për Portalb “Ueb-faqja e Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë udhëhiqet në përputhje me rregullat ligjore pozitive në Republikën e Maqedonisë.”
Neni 1 i Amandamentit V të Kushtetutës së RM-së përcakton qartë: “Në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik. Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve, gjithashtu, është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, siç është përcaktuar me këtë nen… Çdo qytetar në komunikim me ministritë, mund ta përdorë njërën nga gjuhët zyrtare dhe alfabetin e saj, ndërsa ministritë përgjigjen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, si dhe në gjuhën zyrtare dhe alfabetin të cilin e përdor qytetari…”
Sipas një hulumtimi të kryer nga Fondacioni Metamorfozis, institucionet shtetërore më shpesh i shfrytëzojnë uebfaqet e tyre dhe mediat sociale me qëllim që qytetarëve t’u sigurojnë informata relevante dhe mundësi për të marrë pjesë në vendimmarrje, shkruan Portalb.
Me atë rast, Bardhyl Jashari, drejtori i fondacionit të lartëpërmendur u shpreh: “Përdorimi i gjuhës shqipe në ueb faqet e institucioneve shtetërore në nivel lokal apo qëndror nuk duhet të politizohet sepse nuk është çështje politike. Prania e shqipes në uebsajt ka të bëjë me atë se sa ai institucion është i hapur për bashkëpunim me qytetarët, për ti dëgjuar ata. Dihet se një qytetar ndjehet më mirë dhe shprehet më lirshëm kur e përdor gjuhën amë në komunikim.”
Në bazë të regjistrimit të fundit të popullsisë të realizuar në vitin 2002, numri i shqiptarëve në Maqedoni ishte25.17%.
Ndryshe, Ministria për shoqëri informatike dhe administratë kryen detyra që lidhen me: zhvillimin dhe promovimin e shoqërisë informative; krijimin dhe udhëheqjen e regjistrit të sistemeve të informacionit e të komunikimit si dhe pajisjeve informatike në kuadër të administratës shtetërore; infrastrukturën telekomunikative dhe atë radiodifuzive; reformën në administratën publike; kontrollin dhe sigurimin e zbatimit të njëtrajtshëm të rregulloreve që kanë të bëjnë me nëpunësit civil dhe publik; zhvillimin e politikës, që lidhet me të drejtat, detyrat, përgjegjësitë dhe vlerësimin e nëpunësve civilë dhe publik; klasifikimin dhe regjistrin e vendeve të punës, pagave dhe kompensimeve të nëpunësve civil dhe publik; zhvillimin dhe koordinimin e politikave që lidhen me menaxhimin e burimeve njerëzore; reforma në administratën publike etj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Maqedoni, dje policia ka shqiptuar 682 gjoba për shkeljet në komunikacion

Abdixhiku në Kullën e Jasharajve: Epoka e UÇK-së dhe sakrificat e Jasharajve, janë fundamenti i shtetit të Kosovës

Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi