Ministrat dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë bërë homazhe te busti i heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në Prishtinë.

Ata vendosën kurora lulesh pranë bustit të Skënderbeut në sheshin që mbanë edhe emrin e tij.


Të pranishëm ishin zëvendëskryeministrat, Besnik Bislimi e Emilija Rexhepi. Ministrat, Faton Peci, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla etj.

Për të shënuar këtë ditë të rëndësishme për popullin shqiptar, janë paraparë të zhvillohen në sërë aktivitetesh në Prishtinë.

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se dita nis me homazhe te busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe përfundon me pritjen e kryeministrit Albin Kurti, e cila është paraparë të mbahet në orën 19:00. /Telegrafi/

Screenshot 2 91

Screenshot 3 67

Screenshot 4 57

Screenshot 5 48