Deponia e re e xeherores së plumbit dhe zinkut ''Sasa'' do të ndërtohet sipas të gjitha standardeve dhe do të jetë e sigurtë për banorët e Kamenicës Maqedonase dhe të rajonit përreth, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Masa të posaçme do të merren për mbrojtjen e ajrit, ndërkaq në të ardhmen planifikohet edhe vendosja e stacioneve lokale për përcjelljene cilësisë së ajrit ambiental.


Kjo është deponia e katërt e xeherores ''Sasa'' që nga ekzistenca e saj 50 vjeçare. Deri tani janë hedhur rreth 19 milionë ton mbetje, kurse deponia e re do të përgatitet për 3.170 milionë metër kub mbetje./Telegrafi/