LAJMI I FUNDIT:

‘Mini SUV’ nga Hyundai

‘Mini SUV’ nga Hyundai

Prodhuesi korean, Hyundai, ka konfirmuar se koncepti Hyundai iX25 nuk do të mbetet vetëm një studim i parealizuar.

Prototipi, i cili është prezantuar në panairin e automjeteve në Pekin, ka bërë edhe testimin e parë në vozitje.

‘Mini SUV-i’ i ri i Hyundait do të përfshihet në kategorinë ku gjenden edhe Nissan Juke, Opel Mokka dhe Renault Capturе, por kompania do të përpiqet që ta bëjë më të mirë se konkurrentët e vet.


Fotografia që kemi publikuar nuk premton ndonjë atraksion të posaçëm vizual, mirëpo duhet të pritet derisa të publikohen detajet tjera. /Telegrafi/