“Mini- Shengeni” ballkanik nuk mund të realizohet pa përfshirjen e Kosovës.
Një mesazh i tillë u nënkuptua të paktën pas reagimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat mbështetën nismën për “Mini-Shengen”, por u kërkuan vendeve të rajonit që të përfshijnë aty edhe Kosovën dhe qeverinë e saj.
Edhe analistë të çështjeve politike në Tiranë dhe Prishtinë thonë për Radion Evropa e Lirë se kjo nismë duhet të përfshijë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, duke nënvizuar se ky proces nuk sjell asnjë pasojë negative për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Drejtori i Institutit për Studime Politike në Tiranë, Afrim Krasniqi, thotë se nisma rajonale për një “Mini-Shengen” ballkanik nuk ishte përgatitur dhe nuk ishte konsultuar ashtu si do të duhej të bëhej.
“Në rastin e Kosovës u gabua dyfish. Kosova jo vetëm që nuk ishte pjesë e procesit dhe konsultimit paraprak, por Kosova u përfshi në deklaratat publike zyrtare që u mbajtën aty duke u kritikuar dhe u kthye deri diku në një investim kundër imazhit të Kosovës, dhe kjo dëmton raportin e kësaj nisme me Kosovën”.
“Por, nëse ky proces zgjerohet dhe përfshin vendet e rajonit dhe nëse ky proces merr për bazë gjithë procesin që do të ndodhë në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë për njohjen e realitet në Kosovë dhe në Ballkan, atëherë nuk sjell asnjë pasojë negative, përkundrazi në të ardhmen mund të jetë një proces pozitiv”, thotë Krasniqi.
Sipas tij, koncepti i hapjes së tregjeve dhe kufijve në aspektin e një standardi të ri është trendi që sot përkrahet nga vendet perëndimore, sidomos kur bëhet fjalë për Ballkanin që është me shumë probleme.
Javën e kaluar liderët e Ballkanit Perëndimor, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pa pjesëmarrjen e Kosovës e kanë miratuar në Ohër një deklaratë me një listë të përparësive dhe masave, me të cilat synojnë të përmirësojnë bashkëpunimin rajonal duke përfshirë lëvizjen e lire të njerëzve dhe mallrave.
Në Prishtinë, analisti i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se asnjë ide për Ballkanin Perëndimor nuk është lansuar pa një konsultim dhe planifikim me vendet me ndikim,siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania dhe vendeve tjera të fuqishme të BE-së. E tillë, sipas tij, është edhe nisma rajonale “Mini-Shengeni” ballkanik.
Ai thotë se reagimet nga Kosova kanë ardhur pa pasur parasysh kontekstin më të gjerë, të cilin e ka për bazë ideja e “Mini-Shengenit”.
“Është i pakuptueshëm reagimi i ashpër i përfaqësuesve politikë të Kosovës, të cilët është e mundur që pas reagimit nga Amerika dhe BE-ja të fillojnë të mendojnë pranimin e kësaj ideje, pasi që nuk është e dëmshme për Kosovën, pra nëse Kosova prezantohet si një vend sovran dhe i pavarur nuk mund të ketë ndonjë dëm, por përkundrazi të ketë një mundësi të përmirësohen disa aspekte, posaçërisht lëvizja e qytetarëve që ka qenë tejet problematike deri më tani duke pasur parasysh mungesën e funksionalizimit të marrëveshjeve të Brukselit për qarkullim të lirë mes qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë”, thotë Muhaxhiri.
Pjesëmarrja apo bojkotimi i nismave rajonale, siç është rasti me “Mini-Shengenin” ballkanik, ishte çështje që i ndau në dy anë, për dhe kundër, Prishtinën dhe Tiranën.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama si një nga iniciuesit e takimeve në Novi Sad dhe Ohër, e ka quajtur Kosovën “vetëpërjashtuese” nga kjo nismë rajonale, e cila sipas Ramës, ka rëndësi të madhe për shkak të lehtësirave të shumta që ofron.
Kurse, në Prishtinë, kandidati kryesor për mandatarin e ardhshëm të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje tha se takimi në Ohër nuk është dashur të mbahet dhe se është dashur të pritet konstituimi i institucioneve të reja të Kosovës.
Iniciativat e tilla rajonale janë kundërshtuar edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Kjo iniciativë rajonale, sipas presidentit Thaçi, është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Po ashtu, krijimin e një “Mini-Shengeni” e ka kundërshtuar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Sipas tij, kjo çon në krijimin e një “Mini-Jugosllavie”.
Megjithatë, drejtori i Institutit për Studime Politike në Tiranë, Afrim Krasniqi, thotë se është një moment për të reflektuar të gjithë për t’i zgjidhur problemet në tryeza dhe konsultime të përbashkëta dhe jo në raporte personale.
Nismat e tilla, shton Krasniqi, duhet të jenë në agjendën prioritare të të dy shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë.
Problemi në këtë rast, shton Krasniqi është se në nisma që erdhi është më shumë një konsum ditor për nevojat e agjentëve politikë lokalë të vendeve përkatëse: Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Takimi i radhës ndërmjet liderëve të Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Durrës më 21 dhjetor, në të cilin pritet të jetë e ftuar edhe Kosova.
Mirëpo, ky takim, sipas analistit Krasniqi, është shumë i shpejtuar dhe se sipas tij, po bëhet në kontekstin e dërgimit të një mesazhi në Paris, Bruksel dhe Berlin në kuadër të një vendimmarrje të BE-së ndaj rajonit.
“Takimi i Durrësit nuk ka ndonjë agjendë, kështu që është takim protokollar dhe jo vetëm që Kosova nuk është e përfaqësuar pasi kërkohet kohë për të krijuar institucionet e reja, por edhe vendet tjera edhe Bosnja edhe Mali i Zi kanë një përfaqësim problematik për shkak të situatave të tyre të brendshme”.
“Në këto rrethana është e rëndësishme që nismat le të vijojnë, por nismat të mos jenë paralele me procesin e integrimit, i cili është procesi kryesor për shqiptarët dhe duhet të jetë agjenda kryesore dhe, së dyti, nisma nuk duhet të lënë nën hije atë që kishte nisur para dy viteve Shqipëri – Kosovë dhe nevojat e bashkëpunimit e vendeve në rajon për problematikat që janë më jetike për qytetarët sesa këto aktet simbolike diplomatike”, thotë Krasniqi.
Në anën tjetër, Kosova mbetet ende vendi që më së paku përfshihet në nisma të tilla rajonale duke munguar edhe në takime, sidomos kur ato mbahen në Serbi apo Bosnje e Hercegovinë, vende këto që nuk e njohin pavarësinë e saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A