LAJMI I FUNDIT:

Mini One Cabrio, ekskluzivisht për femra (Foto)

Mini One Cabrio, ekskluzivisht për femra (Foto)

Studio e dizajnit për vetura nga Bullgaria, Vilner, dhe studio e tyre e sapo hapur në Kinë, Art Studio Vilner, disa ditë para Krishtlindjeve kanë prezantuar modelin e modifikuar Mini One Cabrio.

Këtu theksi bie më shumë tek enterieri i kësaj veture, e cila është e bazuar në modelin Mini One Cabrio i vitit 2010, me motor 1.6-litër me kapacitet prej 90 kuajfuqi.

Modelin e modifikuar Mini One Cabrio e ka porositur aktorja e re Tyan Lynn, transmeton Koha.net.


Kjo veturë, ndër të tjera, posedon interier prej lëkure me ngjyrë të kombinuar (kaltër-vjollce), me disa detaje prej ari dhe disa detaje shumë-ngjyrëshe në timon dhe instrument-tabelë.

Sa i përket eksterierit, rrotat janë me ngjyrë të njëjtë sikurse të eksterierit, si dhe mbrojtësit e përparmë me ngjyrë të kaltër ndërsa ato të prapme me ngjyrë të eksterierit.
222

333

444

555

666

777

888

999

1000

11111

12222