E çka bëhet nëse sivjet nuk vjen hiç Babadimri? Kështu e vendosi Evropa dhe duhet të pajtohesh me vendimin e Komisionit, Këshillit, Koloseumit evropian. Ban, nëse ke çka me ba!
Mos dyshoni. Mund të ndodhë. Ja, për shembull, çohet Macroni, i dehur apo esëll kjo tashmë nuk dallohet në vendimmarrjen evropiane, dhe vendosë veto lidhur me Babadimrin. “Franca është kundër”, do të klithë përfaqësuesi i saj në institucionet e kontinentit plak!
Pra, kush e vë në dyshim veton franceze? Në Ballkan sivjet nuk vjen Babadimri! Babadimri evropian, natyrisht! Për babadimrat tjerë kuptohet se as Franca nuk vendosë dot veto. As Holanda. Eh, Santa!
“Çka bëhet, pastaj? A jetohet pa Babadimër?A kalohet nata e parë, pa të?”, do të ankohen njerëzit? Nejse e dyta dhe e treta kalohen, nuk është aq problem, sepse ata që pinë tashmë do të jenë të dehur, ndërkohë që ata që nuk besojnë në Babadimër… le krejt. Nuk bën pa Babadimër!
Po të ishte dordolec, në rregull, ia bënim disi. Nuk vjen dordoleci evropian, punë e madhe. Do të mblidhen fëmijët edhe bëjnë një me dëborë, por është Santa or vëlla. As sajën e teknologjisë së lartë, e cila edhe fluturon, nuk e bëjmë dot. Po me drerët si t’ia bëjmë?
Situata politike, nëpër pole pra, menjëherë do të bëhet dramatike. I ftohti politik e kaplon botën e njerëzve të vegjël dhe të gjelbër, apo çfarëdo ngjyre që të kenë. Qysh me ia ba?
Këtu, të dashur qytetarë e katundarë, esull e të dehur, qejflinj gjithsesi, këtu fillon rrëfimi i vërtetë për mini-Shengenin dhe mini-Babadimrin i cili pretendon ta zëvendësojë atë të vërtetin dhe të na argëtojë këtë fundvit. Nejse, tash po themi se Babadimri evropian është ai i vërteti, sepse ka edhe të atillë që e vejnë në dyshim edhe vet Babadimrin.
Ka që dyshojnë se ka fare Babadimër. Mendojnë se është vetëm përrallë. Por, popujt a nuk janë rritur me përralla? Sidomos kombet? Posaçërisht kombet e mëdha. Kështu, popujt, të vegjël e të mëdhenj, sidomos të varfër, në radhë presin dhuratat e Babadimrit, sidomos atij evropian. Popujt i duan dhuratat, e kush nuk i do dhuratat? Edhe mbretërit i duan, lëre më popujt.
Kështu, ec e thuaju se nuk ka Babadimër, popujve, sidomos në këtë dimër që është paralajmëruar i ftohtë, gati arktik. Edhe vet Syla ka thënë se ky dimër do të jetë shumë i ftohtë, por kjo prognozë vlen vetëm për rrethanat e ishullit të izoluar të quajtur Kosovë. Pastaj, le për Babadimrin, por ka që edhe prognozën e Sylës e vënë në dyshim. “Ka dalë në pension Syla”, po thonë. “Nuk është më zyrtare”! Këto gocat kur po e japin prognozën, me këmbët e zbuluara… nejse, po ngrihen temperaturat. S’ka dimër, sugjerojnë ato. Shtet i lumtur!
Pra, mos e veni në dyshim Babadimrin, sepse pas kësaj gjasat e juaja në politikë janë kurrfare. Nëse nuk vjen nga Evropa, vjen prej kudo tjetër, ngushëllojnë disa. Pastaj, i ftohti i vërtetë nuk është në Evropë. Atje, nuk ka lindur dëshira për të ngrohur jetën e njerëzve me Babadimër edhe me votka.
Por, kush të vishet si Babadimër, kur edhe babadimri vetë ka problem me kredibilitetin?
Vuçiqi, apo Rama, cili të vishet si Babadimër? Mos e merrni se është vendim i lehtë. Njëjtë janë, mund të thotë dikush. Llafe goje janë. Të dy të gjatë, të bukur, gojëmbël dhe nuk ishin, së paku deri më tash “çuna problematikë”.
Nejse, kjo nuk vlen për Kosovën, sepse Kosova është e përcaktuar përfundimisht për Babadimrin evropian. Nuk beson në përralla të tjera. Oxhaku ynë nuk zë tjetër model Babadimri.
Po e mbyllim këtu. Petardat kanë filluar të hidhen me të madhe. Vizat nuk erdhën as sivjet edhe pse babadimrat e viteve të tjerë i paralajmëruan. Edhe Ramushi i paralajmëroi për sivjet, njëherë, por e kuptoi edhe ai se nuk na i vë dot nën bredh. Nuk është punë babadimrash kjo. E la për pranverë.
Le të bëhet si të bëhet, ne në Kosovë jemi indiferentë ndaj mini-Babadimrit. Nuk e zë oxhaku ynë. Kështu, nëse megjithatë, me konsensus, edhe me përkrahje ndërkombëtare merret vendimi dhe Vuçiqi bëhet Babadimër për sivjet, në Kosovë, në jug të urës së Ibrit, fëmijët mos të shohin fare nën bredh në mëngjes.
E çka nëse Rama vishet si Babadimër? Si zhvillohet çështja kombëtare? Por, le se nuk bëhet Rama Babadimër. Si palaço edhe mund të vishet. Por, si Babadimër, jo. Ai nuk sjell dhurata. Ai pret dhurata në emër të popullit. Të rriturit jo se jo, por as fëmijët kosovarë nuk e besojnë asnjë mini-Babadimër. Janë rritur me përrallën për Babadimrin euro-atlantik dhe nuk e ndërrojnë. Pavarësisht vetos së presidentit Macron, ne do të shohim nën bredh, të vegjël e të rritur… edhe këtë ndërrim motesh. Edhe tjetrin, edhe tjetrin…!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit