Minçev: Pa “balancuesin” janë bërë më shumë punësime të bashkësive etnike

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, tha se nuk është e rëndësishme se kur do të miratohet zgjidhja ligjore për përfaqësim të drejtë, por se duhet bërë solide dhe jo subjekt i politikës dhe partive. Zgjidhja ligjore, thotë Minçev, duhet të jetë thelbësore, cilësore, afatgjatë dhe të ketë zbatim real.
“Përfaqësimi i drejtë i bashkësive etnike është kategori kushtetuese, e cila rrjedh nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit. Në kuadrin e asaj zgjidhjeje të posaçme ligjore, qëndrimi im ishte që ajo të bëhej në mënyrë solide dhe të mos i nënshtrohej partive dhe politikave, sepse zgjidhje të tilla ligjore na sjellin në një situatë si zgjidhja ligjore e kaluar, e cila ishte objekt vlerësimi nga Gjykata Kushtetuese”, tha ministri Minçev.
Në lidhje me këtë zgjidhje ligjore, siç nënvizoi ai, duhet të përfshihen ekspertë nga fusha e Kushtetutës. Ai theksoi se faza e dytë e zbatimit të zgjidhjes ligjore është shumë më e rëndësishme sesa periudha kohore kur do të miratohet.
“Kur të krijohet një projekt-propozim i tillë për zgjidhje ligjore, duhet të dërgohet në Komisionin e Venecias, për të marrë një mendim pozitiv dhe pastaj të fillojë procesi i miratimit të atij ligji”, tha Minçev.
Sipas Minçevit, kur nuk ekzistonte balancuesi, kishte një numër më të madh të punësimeve të bashkësive etnike sesa kur ishte.
“Ka polemikë rreth shfuqizimit të balancuesit, por të dhënat statistikore thonë si më poshtë – Nga viti 2001 deri në vitin 2015 nuk ka pasur një balancues si mjet dixhital për përfaqësimin e drejtë të komuniteteve etnike, dhe nga viti 2015 është futur dhe zgjati deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e tij, në vitin 2024. Është me interes të theksohet se në këtë periudhë kur nuk ekzistonte balancuesi, ka pasur një numër më të madh të punësimeve të bashkësive etnike sesa kur është futur”, shtoi Minçev.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë