Telegrafi

Minçev: Balancuesi do të shfuqizohet, në administratë 43 për qind e të punësuarve janë nga komunitetet etnike

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, sot në një konferencë për media ka njoftuar se balancuesi do të shfuqizohet. Ky mjet digjital, tha ai, ka qenë subjekt i abuzimeve në të kaluarën.

Sipas Minçevit, në Ministrinë e Administratës Publike (MAB), nga numri i përgjithshëm i administratorëve të punësuar, 43 për qind janë nga komunitetet etnike dhe kjo është subjekt i revizionit.

Sipas Ministrit, për herë të parë do të krijohet një agjenci për zhvillim profesional dhe trajnim të administratorëve, por ende po mendohet nëse ky organ duhet të jetë pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme apo e Qeverisë.

“Balancuesi ka qenë subjekt i abuzimeve në të kaluarën. Kemi pasur raste kur maqedonasit etnik shkruheshin shqiptarë dhe ku shqiptarët etnikë shkruheshin maqedonas. Kemi pasur edhe raste kur pjesëtarët e bashkësive tjera etnike janë shkruar si maqedonas. Mund ta konkretizoj me rastin aktual, sipas sistematizimit të ri dhe numrit të të punësuarve në MAB të re, ku nga numri i përgjithshëm i të punësuarve që i përkasin administratës publike, 43 për qind janë nga komunitetet etnike. Balancuesi si mjet digjital do të shfuqizohet.

Shifrat do t’i referohen popullsisë rezidente sipas regjistrimit të fundit të vitit 2021 dhe kështu do të zbatohet dhe tashmë kjo është një punë e kryer”, thotë Minçev./Telegrafi/