Mina mund të huazohet te Sevilla

226:"MALAGA, SPAIN - MARCH 10: Yerry Mina of FC Barcelona looks on prior to the start the La Liga match between Malaga and Barcelona at Estadio La Rosaleda on March 10, 2018 in Malaga, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images) 12:"Getty Images
Mbrojtësi i Barcelonës, Yerry Mina, mund t'i bashkohet Sevillas në formë të huazimit.
Sipas ABC kolumbiani pritet të jetë pjesë e marrëveshjes që e sjellë Clement Lenglet te gjigantët katalunas.
Dëshira e Minas është të qëndrojë te Barça dhe të konkurrojë me të tjerët për vendin e një titullari.
Por, kjo nuk është dëshira e Barcelonës pasi Samuel Umtiti, Gerard Pique dhe Thomas Vermaelen janë ata që llogariten për vendin e një startuesi.
23-vjeçari u transferua te klubi spanjoll në janarin e 2018 nga klubi brazilian Palmeiras.

Në sezoni e fundit ai është paraqitur në gjashtë ndeshje në të gjitha garat.
Vlen të theksohet se Mina është pjesë e Përfaqësueses së Kolumbisë në Kampionatin Botëror 'Rusia 2018'. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
27/06/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































