Yerry Mina është bëri njëri nga lojtarët më të gjatë në La Liga, pas transferimit të tij nga Palmeiras te Barcelona, ekip që njihet për mesataren e vogël të gjatësisë në klub.
Nënshkrimi i ri i Barcelonës, Yerry Mina, i gjatë plot 1.95m do të bëhet njëri nga lojtarët më të gjatë në kampionatin spanjoll, La Liga.
Krahas Gerard Pique, i cili ishte më i gjati në klub, por që nuk është në listën e më të gjatëve në kampionat, katalunasit do të kenë tani edhe një partner të tij të gjatë në qendrën e mbrojtjes.
Megjithatë, Mina bëhet vetëm lojtari i gjashtë ma i gjatë në La Liga, pasi kampionati ka plot të tillë që janë mbi 1.90m.
Gazeta e njohur spanjolle Marca ka publikuar një listë me lojtarët më të gjatë, ku i pari është portieri i Deportivo La Corunas, Costel Pantilimon me 2.02m, ndërsa pjesë e saj janë edhe lojtarë si Steven N’Zonzi dhe ish-portieri i Real Madridit, Diego Lopez.
Telegrafi më poshtë ua sjell të plot dhe me fotografi listën e 11-të lojtarëve më të gjatë në La Liga.
1.Costel Pantilimon (La Coruna) – 2.02m
2.Filip Manojlovic (Getafe) – 1.97m
3.Steven N’Zonzi (Sevilla) – 1.96m
4.Pedro Alcala Guirado (Girona) – 1.96m
5.Diego Lopez (Espanyol) – 1.96m
6.Yerry Mina (Barcelona) – 1.95m
7.Raul Fernandez (Levante) – 1.95m
8.Przemyslaw Tyton (La Coruna) – 1.95m
9.Sergio Rico (Sevilla) – 1.94m
10.Marco Dmitrovic (Eibar) – 1.94m
11.Andres Prieto (Malaga) – 1.94m
/Telegrafi/