Këngëtarja e njohur, Mimoza Shkodra, ka prezantuar për publikun projektin e saj më të ri muzikor.

"Mu ma le fajin" titullohet kënga e saj e re, e cila është e zhanrit baladë.


Kënga është punuar nga Marsel Gunga, gjersa orkestrimi është bërë nga Alandy.

mimoza1

Ndërkohë, për vargjet e tekstit është kujdesur reperi 2Step.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me një klip, në të cilin këngëtarja shfaqet mjaft atraktive.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit nga Shqipëria, Pro Video.

mimoza3

Kjo këngë është e para që vjen pas shumë ngjarjeve në jetën reale të saj.

Nisur nga titulli dhe ndjeshmëria e këngës, shumë prej fansave kanë aluduar se kjo këngë mund të jetë dedikim për ish-të dashurin e saj, këngëtarin Seldi Qalliu. /Telegrafi/