Këngëtarja e njohur shqiptare, Mimoza Shkodra, është kthyer me projekt të ri muzikor.

“I pabesë” mban titullin kënga, të cilën po ashtu e ka shoqëruar edhe me videoklip.


Ajo ka bërë një paraqitje të mahnitshme skenike, si gjithnjë me veshje dhe stil unik.

Screenshot 34 Foto: Screenshot/YouTube

Teksti dhe muzika është realizuar nga Petro Xhori, kurse për ‘beat’-in dhe miksimin është kujdesur Xhumill.

Masterizimi ndërkohë është bërë nga Johan Bejerholm me video të kompletuar nga Magic Pro.

Screenshot 36 1 Foto: Screenshot/YouTube

Këtë projekt tashmë mund ta gjeni në YouTube dhe në të gjitha platformat e tjera muzikore.

Mimoza nga ana tjetër kishte kohë që nuk ka qenë e angazhuar dhe që nuk solli ndonjë projekt për fansat. /Telegrafi/