Këngëtarja e njohur shqiptare, Mimoza Shkodra, iu rikthye muzikës dhjetorin e vitit të kaluar pas një kohe të gjatë.

Ajo publikoi një bashkëpunim të ri me Genc Prelvukajn, të titulluar “Mona Lisa”, i cili u prit shumë mirë nga publiku.


Mimoza nuk ka qenë fort aktive viteve të fundit edhe në rrjetet sociale, duke qëndruar më e distancuar.

Megjithatë, së fundmi ajo ka publikuar disa fotografi të reja për fansat e saj, gjatë pushimeve në ishujt Maldive.

mimozashkodra 274616254 917345375623371 7892415600429371092 n

Këngëtarja Shkodra ka treguar se është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në destinacionin luksoz, larg aktiviteteve të saj të përditshme.

Në pozat me bikini, Mimoza nuk hezitoi të tregojë linjat e saj trupore, duke vazhduar të vërtetojë se mbetet në top formë.

mimozashkodra 274684201 145010884650208 5926880871489127186 n

Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve kanë qenë të shumta – shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për vijën e saj të trupit. /Telegrafi/

mimozashkodra 274606279 466186714995163 8553540338993623781 n

mimozashkodra 274666132 656138328964533 2242324082510617853 n Foto: Mimoza Shkodra/Instagram