Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra janë një ndër çiftet më të përfolura kohët e fundit të estradës muzikore shqiptare.
E gjithë kjo pasi që dashurinë e tyre e kurorëzuan ditë më parë me fejesë, ku morën shumë urime dhe përgëzime.
E sot dyshja ka sjell edhe projektin e parë muzikor si çift, të cilin e kanë titulluar “Dashni”.
Klipi ka ardhur pa ndonjë paralajmërim dhe i befasishëm për fansat e tyre ndërsa një pjesë është regjistruar në Prishtinë.
Theksojmë se tekstin e këngës e ka shkruar Petro Xhori ndërsa instrumentalin e ka bërë Irkenc Hyka.
Ndryshe, dyshja ka paralajmëruar se do të sjell ndaras edhe këngë të reja gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/
https://youtu.be/ffG9OH4OAko?t=2