LAJMI I FUNDIT:

Mimoza Kusari-Lila u zgjodh kryetare e Alternativës

Mimoza Kusari-Lila u zgjodh kryetare e Alternativës

Është mbajtur Kuvendi i parë zgjedhor e subjektit më të ri politik në vend, Alternativa.

Delegatëve dhe mysafirëve të pranishëm i është drejtuar deputeti i Alternativës në Kuvendin e Kosovës, lir Deda, i cili këtë ditë e vlerësoi si një nismë të mbarë jo vetëm për Alternativën, por për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit nga Alternativa, një adresim të veçantë, para delegatëve kishte edhe kryesuesja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, e cila tha se, Alternativa ka lindur si domosdoshmëri e vlerave dhe parimeve në politikëbërjen e vendit tonë.


Kuvendin zgjedhor të Alternativës e kanë përshëndetur edhe mysafirët e pranishëm nga partitë tjera, si Ismet Beqiri, sekretar i LDK-së, Korab Sejdiu, deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës, kurse me prezencën e tyre këtë Kuvend e nderuan edhe përfaqësuesit e NDI-së në Kosovë.

Procesi zgjedhor vazhdoi me dy propozime për të parin e Alternativës, ku nga deputeti Ilir Deda, propozoi si kandidate znj. Mimoza Kusari Lila, ndërsa si kundër kandidat nga Kuvendi u propozua Abdurrahman Belegu.

Me 100 vota të delegatëve, Alternativa si kryetare zgjodhi Mimoza Kusari – Lila.

Kuvendi vazhdoi punimet duke zgjedhur 51 delegatë të Këshillit të përgjithshëm, të cilët më pas zgjodhën edhe Kryesinë e Alternativës, e cila përbëhet nga 15 (pesëmbëdhjetë) anëtarë, prej tyre nënkryetar i parë u zgjodh Ilir Deda dhe nënkryetar i dytë Reshat Nurboja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori